Pse qau Aurela në xhirimet e klipit? (Video)

Mediale Vip

Pse qau Aurela në xhirimet e klipit? (Video)

Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:31

Aurela Gaçe mbrëmë ka publikuar një këngë kushtuar nënës, muzikën e së cilës e ka bërë Adrian Hila, tekstin po ashtu Adrian Hila bashkë me Nexhip Seraj.

“Nënë e imja nënë” ka emocionuar jashtëzakonisht këngëtaren, madje edhe gjatë xhirimeve të klipit ajo është detyruar të pauzojë për pak kohë, pasi që në një moment Aurela ka filluar të qajë, ja pse:

“Do t’ju tregoj dicka qe ndodhi gjate xhirimeve.

Kur xhiron, ti mund te kthehesh 10 here per nje skene, dhe sigurisht emocioni luhatet, iken.

Ne strofen e trete ku thuhet “E KUR TE LARGOHESH TE MOS JESH ATY, DO TI LUTEM TOKES QE TE FLAS ME TY ” thjeshte mendova prinderit ….fatmiresisht i Kam gjalle e mire , por papritur perjetimi I Vargjeve me mori me vete. Syte filluan te lotojne. Qendrova Para kameres duke menduar qe eshte vetem nje moment.

Por per here te pare nderpreva xhirimin. 23 vjet ne skene dhe… me ndodhi . Qava…u qetesova, rregulluam grimin e vazhduam”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat