Komentet e dueteve në Youtube (Foto)

Mediale Vip

Komentet e dueteve në Youtube (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:13

Vazhdojnë të jenë në modë edhe më shumë se asnjë vit tjetër, ku në këtë fillim sezoni na vijnë duete shumë interesante, këngë të bukura por edhe bashkëpunime të çuditshme.

Kemi folur shpesh herë për këtë lloj trendi të dueteve shqiptare, e këtë herë ne u interesuam të dimë se çfarë komentesh marrin ata në kanalin e popullarizuar në Yotube dhe çfarë nuk na lexuat sytë sa qesharakë aq edhe me fjalorin më të keq që mund të shkruhet ndonjëherë.

Janë persona me “nik name” të çuditshëm komentuesit e tyre, por ka nga ata që edhe me emër dhe mbiemër shkruajnë plot mllef për artistët. Por në këto duete ato që bien në sy negative, gjithmonë flasim për revoltimin e atyre që kanë kohë të komentojnë përveç se të shohin klipin, janë femrat këngëtare dhe dukja e tyre, por edhe ata artistë të rinj që hynë në treg po komentohen shumë.

Por ka edhe mesazhe dhe komente mjaft të bukura nga fansat e flaktë të artistëve, e ne shkëputem disa prej tyre pasi të tjerat e ato më negativën nuk mund t’u besonin syve, imagjoni se si ndjehen kur i lexojnë vetë artistët, por e rëndësioshme dhe inkurajimni ynë është se kënga e tyre po shihet ndërsa komentohet, dhe në këtë botë gjithmonë pas një punë të mirë flitet dhe xhelozohet.

Ja disa komente të përzgjedhura por pa ju marrë “Nik Name-t” e atyre që kishin komentuar janë këtu duke prekur disa nga duetet më të fundit të ardhur në tregun muzikor shqiptarë.

Për Sonin në klipin e ri me Genën dikush shkruante:

“Sa e bukur Soni me onde. Më duket sikur s’ka ndryshuar fare, që kur isha unë e vogël kështu e mbaj mend, më kujtohet që ia mesoja këngët përmendësh e akoma tani më kujtohen. Më bëhet qejfi që po vazhdon me muzikë të bukur pavarësisht vështirësive në jetën private. Të duam Soni!!”

Për duetin nga Samanta & Skivi
“U prish dhe Samanta, kaq e pati”:

Për Adelina dhe Rob Dady me “Erën e saj”:
“Shqiptarët edhe e keshin këngën edhe e ngojnë miliona ahahahahah”.

Për duetin e Shkurte Gashit dhe Danit:
“Shume e bukur kënga ishalla e gjejnë vehten në këtë këngë do persona që po lakmojnë pasuri, se dashuria vjen prej shpirti s’del prej kulete”.

Për Gold Ag dhe Shyrhete Behluli:

“Krejt këto “dislike” që kanë bë jam i sigurt që nuk e kanë kuptu tekstin”.

Për duetin 2 Po 2 dhe Flori në “Gone Girl”:
“Qita që e kanë bë “dislike” kanë mendu që aty aplikojnë për vizë”.

Për Getinjo ft. BabyG në “Monster”:
“BABY G mëso gjuhën një herë tani nisja me këndu shqip”.

Për Etnon feat Genta Ismajli në “Shake it”
“Bash e keni thy me qet këngë, tepër e mirë”

Për Fjolla Morina ft. Elinel në “Trileqe”:

“Respekt për Fjollën se pasha këto musteqe me bq me na shti nq dorq kjo na ban me ec 8.. nice”.

Për Kida ft. Ermal Fejzullahu në “Mi Amore”:
“Kënga shumë nice, po Ermali edhe Kida nuk po përshtaten”.

Për Armend Ademi ft. Çiljeta te “Aventura”:

“Çiljeta si puna e verës sa më e vjetër aq më e mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat