Albano Bogdos: “Ja pse e urrej nënën time”

Mediale Vip

Albano Bogdos: “Ja pse e urrej nënën time”

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:11

Aktori i humorit Albano Bogdo ka shkruar një status në Facebook ku është shprehur mjaft i zhgënjyer nga bota në të cilën jeton.

Ai ka fajësuar nënën e tij që e ka shtyrë të jetë një person i mirë në një botë që nuk ekziston më. “E urrej mamanë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën, dhe sot ato libra nuk më hyjnë në punë. Më mësoi të jem i ndershëm, dhe mbeta fukara. Më tha, që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos ti kërkoj gjë si shpërblim. Më urdhëroi, që deri sa të vdisja, kur të shihja dike të moshuar në këmbë, ti liroja vendin. Më përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë, dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë,”-shkruan Bogdo në Facebook. Mesa duket ai i është bashkuar kolegut të tij Julian Deda, i cili gjithashtu ka postuar një status ku shprehet i zhgënjyer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat