Gili, këngëtareve shqiptare: Do t’ju vijë turp nga zhveshja

Mediale Vip

Gili, këngëtareve shqiptare: Do t’ju vijë turp nga zhveshja

Më: 3 maj 2016 Në ora: 00:25

Gili është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore shqiptare.

Këngëtarja ka ndërtuar një karrierë pa skandale dhe thashetheme duke arritur që edhe sot të radhitet në mesin e atyre më të kërkuarve nga të gjitha moshat.

Ajo ka këshilluar koleget e saj më të reja, të cilat në videoklipet e tyre shfaqen të zhveshura që të ndalojnë së bëri këtë, pasi sipas saj do të vijë koha që do të pendohen.

“Nuk më pëlqejnë shumë ekzagjerimet e veshjeve apo të zhveshjeve, pasi shoh se merren trendet më negative në skenë, duke u referuar artistëve botërorë. Do u thosha të tillëve të kenë një veshje jo të ekzagjeruar, aq më tepër në klipet e tyre, që pas disa vitesh mos t’u vijë turp kur ta shohin me fëmijët e tyre”, ka thënë Gili do mos cekur ndonjë emër.
Këngëtarja ka pasur gjithmonë një paraqitje plot ngjyra por asnjëherë të eksagjëruar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat