Shqipe Kastrati, ‘godet’ rëndë politikën në Kosovë (Foto)

Mediale Vip

Shqipe Kastrati, ‘godet’ rëndë politikën në Kosovë (Foto)

Nga: Intervistojë Beqir Sina Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:27

Intervistë e posaçme me këngëtaren nga Kosova Shqipe Kastrati, për këngën “T’rroftë Kosovë ty politika”

NEW YORK : Shqipe Kastrati, ka sulmuar ashpër politikën në këngën e re, kështu të paktën u shprehën gazetarët dhe kritikët mbasi kënga e saj “T’rroftë Kosovë ty politika” u publikua në mediat sociale Youtube, dhe Facebook, Tëitter, gazetat e televizionet e tjera në Kosovë , Shqipëri e viset shqiptare.

Ata thanë se kështu pas një pauze të shkurtër, ikona e muzikës së pastër shqipe, Shqipe Katrati, po rikthehej fuqishëm me një këngë të fortë, dhe kësaj rradhe “në sulmë me politikën “ në Kosovë, vendlidjen e saj.

Gazetari ynë në Nju Jork, Beqir Sina, bisedojë posaçërisht me kengëtaren kosovare Shqipe Kastrati, e cila gjeti kohë të përgjigjet për këngën më te re dhe reagimet e saj.

Ajo shpjegon se përse e ka titulluar “T’rroftë Kosovë ty politika” kënga e re, e cila, tha ajo ka në shënjestër klasën politike, veprimet e të cilës, Shqipja në vargje i krahason me “Don Kishotin”.

Ajo tha se për këtë këngë u punua me Valmir Lleshi, i cili ka tkestin, ndërsa muzika është me aranzhman Burim Krasniqin.

“Ky këngë është për t’u lartësuar, kur dijmë se në vlerat e mirëfillta janë bërë goditje të mëdha nga pushtetarët tanë që po i merr koha!…” tha Kastrati

Për më shumë ju mund të ndiqni intervistën e plotë me këngëtaren nga Kosova në SHBA, Shqipe Kastrati

Shqipe Kastrati më këngën më të re“T’rroftë Kosovë ty politika” ishte lajmi i ditës, prej se kur ju e publikuat atë, në të gjitha mediat. Por, cili ishte motivi, ose çfarë të shtyu, pikërisht tani të dilni me një këngë të tillë me motive politike?

Po, unë mendojë se ka qenë situata e vështirë në Kosovë ,populli është në gjendje të mjerueshme , mednojë unë, mbasi fëmijët e dëshmorëve , invalidet e luftës ,vetëvrasjet e ish ushtarëve të UÇK-S , pazaret në kurriz të Kosovës vetëm për tu’ pasuruar “të pangopurit’. Pra, a nuk është ky motiv i fortë që të këndohet kjo këngë, si kjo !


Shqipe, mirë për sa mendoni ju, por pse zgjodhët ju ketë këngë, e cila sulmon ashpër politikën në Kosovë?

Më duket se jam shumë e qartë në këngë . Të gjithë jemi dëshmitar të asaj qe ndodh në Kosovë ,të gjithë e dijmë që klasa politike, është ajo që e ka sjell popullin në këtë gjendje . Mbasi janë po ata që u pasuruan brenda natës, derisa të tjerët , pra populli i Kosovës, po vuajnë “për bukën e gojës” . Pra, disa nga ata shkelën mbi gjakun e dëshmorëve , dhe kjo mendojë unë është tmerr t’i shohësh fëmijët e dëshmorëve , invalidët e luftës e gjith të tjerët, në varfëri të skajshme , prandaj, edhe e kendova këtë këngë të titulluar “T’rroftë Kosovë ty politika” .

Gjithmonë, kënga, sidomos tek në shqiptarët, ka qenë ajo e cila ka nxitur ose ka frymëzuar në masë shqiptarët, për patriotizëm. Më kujtohen vitet nën sundimin e Serbisë në Kosovë, dhe rolin e këngëve me motive patriotike, atje ishin ato që ngrenin në peshë zemrat e shqiptarëve. A mendoni se ju me një këngë, si kjo ja keni arritur këtij qëllimit tuaj. Pra, me këtë rast, për të bërë të njëjtën gjë ? ti motivoni njerëzit….!

Nuk e di, dhe nuk jam e sigurtë, që populli dhe të gjith ata që nuk janë të zhytur në këto hajni më kan përkrah. Por, unë edhe në kohën e Serbis kam kënduar, edhe kam motivuar njerëzit në Kosovë, dhe kurr s'jam ndalur , e trembur, pavarësisht se mua personalisht më ka kushtu shumë, por për mua si Shqipe Kastrati,: “Atdheu është mbi të gjitha”.

Adhuruesit e tu, ju kanë konsideruar si ikona e muzikës së pastër shqipe, në Kosovë, mirëpo, pas një pauze të shkurtër, Ju po riktheheni fuqishëm me një këngë të fortë, e cila po godet politikanët e Kosovës, Përse?

Unë jetoj larg vendlindjes , deshte apo s'deshe të imponohet pauza ,mirëpo, ka raste që dhe vet pauzoj për tu rikthyer fuqishëm .Rikthimi im me këtë këngë është bërë nga zemra e plastë dhe dhembja që kam ndier për Kosoven time.

“T’rroftë Kosovë ty politika” titullohet kënga e re, e cila ka në shënjestër klasën politike, veprimet e të cilës i krahason me “Don Kishotin” Përse zgjodhët këtë karakter ?.

Kosova ende nuk është mësuar të ecën si duhet , bile bile gjatë rrugës disa herë bie dhe rrëzohet, si fëmija i vogël, por sërish gjen kurajo dhe guxim për tu ngritur. Unë si nënë ,për fëmijën tim do bëja gjithçka , dhe, s'do lejoja kurr që fëmija im , të bëhët pre dhe të nëpërkëmbet nga dikush, që për bab e nanë kan pushtetin e ndërkohë për inat të vjerrës merr në qafë gjith njerëzit për rreth ,isha e qartë besoj……pse zgjodha këtë karakter si Don Kishotin e Maçes.


Teksti u punua nga Valmir Lleshi, e muzika me aranzhman nga Burim Krasniqi, a mund të na thoni diçka më shumë rreth bashkëpunimit tuaj për këngën “T’rroftë Kosovë ty politika”! me Lleshin dhe Krasniqin?

Me Burim Krasniqin kam punuar shumë, dhe, njëherit e falenderoj për punën e shkelqyer, që ka bërë në kompozim dhe orkestrim. Me Valmir Lleshin jemi takuar rastësisht, ai është nga Dibra e Madhe, dhe prej tij kam dhurat një këngë për Prizrenin që ende nuk është plasuar. Të them të drejtën më pëlqejn shkrimet e tij dhe me muzikanin i dhamë idenë për këtë tekst , kur ma solli ngela e habitur, me Valmirin do vazhdoj bashkëpunimin dhe mund të them lirisht se tani është një emër injohur nëkëtë lëmi.

Në Kosovë dhe jashtë saj, politikan, gazetar, analistë dhe kritikë kanë bërë goditje edhe më të mëdha, si në Kuvend, por edhe jashtë tij, në media të ndryshme, për pushtetarët në Kosovë, dhe nuk kan arritur të ndryshojnë asgjë, deri tani. Atëhere pse ju dolët me një këngë të fortë , si kjo,? dhe “mendoni” se mund të ndryshoni sado pak diçka?

Unë nuk thashë dhe nuk them se do ta ndryshojë unë gjendjen . Por mendojë se çdo njeri nga ne, që sensiblilizon shoqërinë kosovare, ose ngre zërin - “vjen si një terapi që mund të shëndosh atë”. Secili nga ne bën punën e vet, dhe unë mendojë se bëj timen në profesionin që kam - këngën. U thash edhe më lartë, se edhe në kohën e Serbis kam kënduar, me të gjithë në atë mënyrën e time, kam ngritur zërin kundër dhunës që ushtrohej në Kosovë , dhe ne si artistë me këngët tona, kemi ngitur lart moralin e popullit, qysh atëhere .

Shqipe, përveç atyre, që do të duartrokasin dhe ta pelqejnë këngën “T’rroftë Kosovë ty politika” , a e ke menduar se do të kesh pas daljes së kësaj video edhe ndonjë “sulm të ashpër”, madje, do të thoja edhe në gjuhën më vulgare sidomos në mediat sociale?

E them me ndërgjegje, dhe është hera e parë me gazetën tuaj të respektuar, se :”Kur i kam hy kësaj pune i kam pas parasysh të gjitha ato sulme që përmendni ju. Unë jam apolitike , nuk jam me pozitën, as me opozitën në Kosovë .Në këtë këngë nuk përmendet asnjë emër. Por, atij që i djeg e mbajtë me shëndet, i themi ne në Kosovë . Dhe, nuk dua të më duan njerzit që janë të zhytur në hajni , njerëzit, që bëjnë pazare me Kosovën, e në kurriz të popullit të saj. Unë, nuk dua dekorata e duartrokitje nga ata që kan shkel mbi gjakun e dëshmorëve, e që fëmijët e tyre, vuajn për bukën e gojës. Populli ka marrë rrugët e kurbetit për mbijetes…… .

Së fundi çfarë kënaqësie, ke ndjerë ti vetë, mbasi doli kjo video me këngën më të re “T’rroftë Kosovë ty politika”

Kënaqësia! shikoni unë ju thash më lart se suksesin tim, e ndaj me bashkëpunëtorët e mi, për këtë këngë ,për kët realizim të këtij projekti. Unë si Shqipe, jam shumë krenare ,e dini pse ? Ngase, edhe në këtë rast, u mundova t'ju tregoj njerëzve sa e vërtetë e origjinale jam, unë. Ku para se të jem artiste, jam shqiptare jam pjesë e atij populli të shumvuajtur.Kënaqësia më e madhe janë mesazhet e panumërta të fansave të mi,të cilët më japin forcë, që të vazhdoj përpara deri sa i madhi Zot të ketë pas shkruar

Shqipe Kastrati është një këngëtare e njohur. Shqipja është një këngëtare shumë e njohur për ne, e cila për herë të parë është ngjitur në skenë në moshën 12 vjeçare dhe talenti i saj është zbuluar krejtësisht papritur, në një orë mësimi, prej ku më pas u aktivizua në SHKA "Agimi" në Prizren.

Kënga e parë e saj ka qenë "Hajde hajde kosovare". Ajo pesë vite me radhë ka kënduar nëpër koncerte solidare, këngë kushtuar familjeve të rrezikuara, minatorëve shqiptarë dhe fondit të qeverisë së Kosovës.

Ka fituar disa çmime, siç janë: çmimin e parë në festivalin "Kosovarja këndon '83", çmimi "Mikrofoni i artë", në Radio Prishtinën 1987, e shumë të tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat