​Enkelejda Shatrit i pëlqen stili i veshjes së Hashim Thaçit

Mediale Vip

​Enkelejda Shatrit i pëlqen stili i veshjes së Hashim Thaçit

Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:59

Ndonëse kanë kaluar vetëm një javë që nga prezantimi i koleksioneve të studentëve të “Akademisë Evolucion”, dizejnatorja Enkelejda Shatri muajin e ardhshëm do ta hap sallonin, ku do të shfaqen veshjet e saj.

Javën e kaluar “Prishtina Fashion Night” është mbajtur në bashkëpunim me shoqatën “Handikos”, ku anëtarë të kësaj shoqate kanë parakaluar së bashku me modelet në pistë.

Ndërsa koleksioni tjetër “Brez”, i cili ishte realizuar për nder të dhjetë vjetorit të kësaj akademie, ka përmbajtur kryesisht veshje me detaje tradicionale.

E pyetur nga Kp, se cila fytyrë politike vishet bukur, Shatri ka veçuar presidentin e sapo zgjedhur, Hashim Thaçi. Ndërsa sa i përket estradës është Dafina Zeqiri ajo e cila përmbush shijet e dizejnatorës.

Shatri: Presidenti është veshur gjithmonë mirë dhe vazhdon të vishet

“Në preferencat e mija futen shumë fytyra publike, mundem të dalloj disa si nga estrada, ndoshta edhe pjesa e politikës. Unë e kam thënë gjithmonë nga ana e politikës, presidenti është veshu r gjithmonë mirë dhe vazhdon të vishet mirë”, tha Shatri.

Ngjyrat që do të dominojnë në koleksionin që Shatri do ta sjellë janë ngjyrat e pastelit, pasi që sipas saj veç janë në trend.

Shatri: Kam shkuar me ngjyrat e pastelit pasi janë ngjyra që janë në trend

“Shumë shpejt muajin e ardhshëm do të hap edhe sallonin, kështu që jam duke përgatitur, kuptohet neve duhet t`i përshtatemi, të gjithë stilistët në Kosovë duhet t`i përshtatemi kërkesës së klientelës, faktikisht i fusim elementet tona, punën edhe shpirtin tonë artistik, e cila na dallon të gjithëve neve dizajnerëve, por në të njëjtën kohë mos të harrojmë që neve punojmë atë çka e kërkon klientela dhe atë çka prezantohet në gjithë botën. Kam shkuar me ngjyrat e pastelit sepse janë ngjyra që tashmë janë shumë në trend dhe kërkohet shumë nga klientela” , tha Shatri.

Pesëmbëdhjetë persona nga shoqata “Handikos”, kanë parakaluar së bashku me modelet dhe kanë prezantuar veshjet.

Shatri: Persona nga shoqata “Handikos” kanë parakaluar së bashku me modelet

“Vjet kemi bashkëpunuar me “Down Syndrome”, ku fëmijët kanë qenë pjesë e koleksionit dhe sfilatës në të njëjtën kohë, ndërsa këtë vit kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me ‘Handikos’, ku pesëmbëdhjetë veta nga ‘Handikos’ të cilët janë persona me aftësi të kufizuara kanë qenë pjesë e sfilatës sonë, bashkë me pesëmbëdhjetë modele. Ky ka qenë koleksioni që është prezantuar në natën e parë, kanë marrë pjesë studentë të vitit të parë dhe të vitit të dytë. Kuptohet që puna me ta ka qenë pak ma sfiduese se sa e zakonshmja. Koleksioni ka qenë pranverë-verë, ngjyrat kanë qenë të pranverës dhe të verës edhe format janë ato që, tashmë siluetat janë ato që tashmë janë nëpër tregjet botërore”, tha Shatri.

Ngjyrat që nuk del asnjëherë nga moda është e zeza sipas Shatrit, ndërsa vishnja dhe e purpurt janë ato që janë dominuese në modë të cilat do t`i ketë edhe ajo në koleksion.

Edhe fëmijët e shoqatës “Handikos”, kanë qenë pjesë e kësaj sfilate, të cilët janë veshur me personazhet e tyre te preferuar.

Shatri: Edhe fëmijët nga shoqata “Handikos” kanë qenë pjesë e sfilates

“Kanë qenë të emocionuar prej fillimit të bashkëpunimit, sepse neve prej një muaji, gati një muaji punë kemi bërë dhe jemi përgatitur bashkërisht me ta. Fëmijët kanë qenë pjesë e shoqatës së ‘Handikos’. Kemi shkuar bashkërisht me fëmijët dhe i kemi pyetur për veshjen,kuptohet që vajzat kanë qejf sikur princesha, ndërsa çunat sikur superheronj . Ndërsa, për sa i përket të rriturve aty kemi shkuar në bashkëpunim me stilistët”, tha Shatri.

Në koleksionin “Brez”, veshjet kanë pasur elemente shumë të vogla nga tradicionalja, të cilat janë përpunuar.

Shatri : Në koleksionin “Brez”, veshjet kanë pasur edhe elemente tradicionale

“Koleksioni ka qenë i veçantë, titulli ka qenë ‘Brez’ edhe inspirimi ka qenë nga brezi në dy kuptime. Në kuptimin e parë brezi është ose shoka që neve e kemi përdorur dhe vazhdojmë ta përdorim në veshjet tona tradicionale. Ndërsa kuptimi i dytë është brezat të cilët kanë diplomuar dhe janë shkolluar brenda “Akademisë Evolucion”, një lidhje pak më konceptuale e koleksionit, por brenda koleksionit ka filluar me idetë e veshjeve tradicionale, por që ato kanë qenë elemente shumë të vogla, sepse është hulumtuar dhe janë përpunuar aq shumë saqë elementet kanë qenë të vogla por kanë qenë brenda çdo veshje edhe çdo dizajni që është përgatitur në koleksion nga studentët”, tha Shatri.

E pyetur se ku e sheh stilin dhe modën tek të rinjtë kosovar, Shatri ka thënë se të rinjtë janë shumë në trend me modën dhe dinë t’i kombinojnë rrobat e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat