Djemtë shqiptarë që triumfuan në Bullgari (Foto)

Mediale Vip

Djemtë shqiptarë që triumfuan në Bullgari (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:26

Vetëm një javë më parë në Bullgari u mbajt Festivali i përvitshëm Ndërkombëtar, një event që fton të gjithë artistët të këndojnë “live” nga shumë vende të ballkanit. Edhe më herët Shqipëria është përfaqësuar nga emra të njohur të muzikës dhe me zëra të fuqishëm si Elhaida Dani, por këtë herë pjesëmarrëse ishte edhe shteti i Kosovës.

Para nisjes për në këtë festival për gazetën tonë, artisti i ri që u zbulua në “The Voice” me origjinë nga Suhareka kishte thënë në një intervistë për ne pse jo do të donte të fitonte edhe çmim. Nuk u bë e madhe fatkeqësisht, por ne mësojmë se në këtë festival kanë fituar të dy djemtë shqiptarë. Vendin e parë e ka marrë artisti Renis Gjoka, një roker me një zë të fuqishëm shqiptar nga Tirana, i cili e solli këtë vit këtë kupë në Shqipëri. Por edhe djaloshi me zë të veçantë që përfaqësoi Kosovën në këtë event ballkanik nuk ka mbetur pa çmim.

Pikërisht Sahit Vata ka fituar vendin e tretë duke qenë shumë i lumtur për këtë çmim e duke nisur kështu suksesin e tij me këmbë të mbarë, gjithmonë në një konkurim të fortë kur kujtojmë se bëhej fjalë për Festival Ballkanik. Artistët shqiptarë që ishin dy djem të rinj kanë kënduar disa këngë në këtë event të njohur, në gjuhën angleze dhe janë pritur mirë nga publiku por edhe vlerësuar edhe nga kritikët e muzikës me çmime.

Renisi duke u kthyer për në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në këtë festival thotë se është shumë i lumtur pasi arriti të jetë fituesi i vendit të parë dhe për këtë eskperincë të mrekullueshme falenderon publikun dhe jurinë që e vlerësoi.

Edhe këngëtari i ri Sahit Vata që nderoi Kosovën në në Gorna Oryahovitsa në këtë event ballkanik ndjehet i privilegjuar dhe shumë i emocionuar për vendin e tretë. Në këtë festival, artisti prezantoi Kosovën duke përformuar dy këngë, atë “Writing’s on the Wall” dhe “All of me” duke u duartrokitur nga publiku dhe vlërësuar nga juria. Është bukur kur dëgjojmë për zëra të tillë dhe që falë talentit të tyre sjellin edhe çmime ballkanike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat