Disa emra të njohur VIP shqiptarë nderojnë Destanin në promovimin e filmit në Zvicër

Mediale Vip

Disa emra të njohur VIP shqiptarë nderojnë Destanin në promovimin e filmit në Zvicër

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:16

Ka nisur të shfaqet filmi më i ri i aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani me titull “Fraun” apo shqip “Gratë”, ku mësojmë se u shfaq për herë të parë në kinemanë më të madhe “Pathe” në Zvicër. Gazeta jonë mëson se aty kishte të pranishëm edhe emra të njohur VIP shqiptarë si: repërt Noizy dhe MC Kresha, drejtuesi i “Mega Event”, Robert Ukaj, aktori i njohur në serialin “O sa mirë” Xhevdet Jashari, modelja Blerta Gashi e shumë të tjerë të tjerë.

Gjithashtu ne mësojmë se është mbajtur një kokteil rasti në hapje të këtij filmi dhe më pas në mbyllje të tij, ndërsa vetë Blerimi është ndjerë mirë që jo vetëm VIP të huaj e të njohur në Zvicër, por edhe shqiptarë që jetojnë atje kanë qenë të pranishëm në këtë film që nga kritikët po pritet me kureshtje. Pas Zvicrës filmi do të shfaqet edhe në kinematë gjermane.BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat