Stilistja i mbledh yjet në një vend, rikthen dhe Gentën në daljet publike (Foto)

Mediale Vip

Stilistja i mbledh yjet në një vend, rikthen dhe Gentën në daljet publike (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:09

Genta Ismajli, Shkurte Gashi, Besniku i NRG Band, Neki Emra, Dhurata Dora, Ana Kabashi, Burim Hoxha, Diana Avdiu, e shumë e shumë të tjerë personazhë edhe të modës dhe mediave ishin aty. Në fakt ishte stilistja e njohur shqiptare Vjollca Llapashtica që me hapjen e atelierisë së saj të re i mblodhi yjet në një vend.

U vu re ardhja e këngëtares Genta Ismajli më elegante se kurrë më parë dhe ndoshta rikthimi i saj në daljet publike apo në ceremoni të tilla, ku shiheshin stili i gërshetave të saja, e të jepje përshtypjen se ishte një artiste e huaj. Edhe Genta ka bashkëpunuar me këtë artiste dhe ishte aty për ta nderuar së bashku me kolegët e saj, ndërsa nëse të gjithë kënduan qoftë edhe nga një këngë në këtë mbrëmje ajo nuk e mori mikrofonin për t’ia thënë këngës.

Disenjatorja që kishte ftuar të gjithë miqtë saj njihet si një ndër të paktat femra shqiptare që veshjet e saj janë parë deri në Amerikë në trupin e femrave të njohura botërore.BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat