Të pjekur në moshë, por vishen bukur (Foto)

Mediale Vip

Të pjekur në moshë, por vishen bukur (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:00

I kanë kaluar ka kohë të 40-at si vite në jetën e tyre, por ata dinë të duken bukur e të vijnë gjithmonë qoftë në një dalje publike, në Tv, apo në ndonjë projekt të tyrin në syrin tonë mjaft bukur e të mbajtur sidomos në veshjet e tyre.

Kur i sheh ata duhet të marrin shembull edhe të rinjtë, për veshjne mjaft klas. Në botë shpesh herë revistat më prestigjioze flasin për meshkujt e moshuar që duken bukur, ndërsa ne sikur i kishim harruar ata duke u marrë me të rinjtë e shumtë që i janë shtuar tregun dhe i shohim çdo ditë. Por në këtë material ne duam të hulumtojmë e t’ju kujtojmë disa nga emrat e njohur qoftë të politikës por mbi të gjithë të skenës dhe artit shqiptar që na befasojnë në dukjen e tyre.

Ai është kryeministri i Shqipërisë, por veshja e tij dhe kombinimi qoftë edhe të një palë çorapeve që vesh e deri te kravata e tij bien në sy dhe shpeh herë i jepet një notë e mirë jo vetëm nga kritikuesit të modë-fashion shqiptarë por edhe nga të huajt. E kemi fjalën për Edi Ramën, ku jo më kot e nisim me të, pasi nga një dalje e një ditë të parë të javës e deri te një fundjavë ai kombinohet mjaft mirë, e duam apo nuk e duam politikën e tij, për veshje nuk mund të mos e pëlqejmë.

Por edhe në Kosovë ka politikanë që vishen bukur, por nëse flasim për moshnë më madhore duhet të mbetemi te estrada, megjithëse ai dikur ishte edhe deputet, por ai është artist i të gjithëve dhe veshja e tij në këtë moshë që është lënë pa fjalë të gjithë. Ngjyra dhe plot finesë që e lidhin edhe me energjinë e tij, këtë e karakterizojnë këngëtarin Sabri Fejzullahu, që nëse dikush duhet ta ketë zili shumë është edhe për top-formën në dukjen e tij.

Por jo më larg tij duket bukur edhe artisti tjetër që ka vite që i ka kaluar të 40-at, ai është Sinan Vllasaliu, e për të mos harruar kurrë dukjen e bukur dhe veshur me stil të artistit tjetër Ramadan Krasniqit.

E shumë e shumë të tjerë artistë si : Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj duken mjaft mirë në paraqitjet e tyre kudo. Ndërsa një tjetër artist dhe shoë-man i skenës shqiptare siç është Ardit Gjebrea e mban shumë vetën, megjithëse vitet edhe për të kanë ikur e duket mjaft bukur në veshje me klas e shije. Por çfarë mendojnë dy emra të njohur të modëes shqiptare siç është stilistja Vjollca Llapashtica dhe disenjatori Nusret Alija dhe cilët sipas tyre vishen më mirë në këtë kategori moshe të meshkujve shqiptarë?

Vjollca Llapashtica:
Edi Rama
Lorik Cana
Dukagjin Lipa
Uranik Begu

Nusret Alija:
Edi Rama
Sabri Fejzullahu
Ardit Gjebrea

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat