Miss-i nga Mali i Zi në Preshevë, përshëndet shqiptaret e Luginës me shqiponjë! (Foto)

Mediale Vip

Miss-i nga Mali i Zi në Preshevë, përshëndet shqiptaret e Luginës me shqiponjë! (Foto)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 12:48

Siç kemi njoftuar gjatë kësaj jave në shtëpinë e Kulturës në Bujanocë mbahet evenimenti i zgjedhjes së bukuroshes, se Ballkanit “Miss Ballkani-2016″ nen Organizimin e Agjencisë “Kiki Models” te drejtuar nga Kreshnik Husaj.

Hello Presheva, “*Ju dua” !.. Kristina from Montenegro !

Në këtë eveniment kulturor-bukurie do të konkurrojnë 20 vajza bukuroshe nga mbarë Ballkani. Pos bukurisë shqiptare, në Bujanoca janë radhitur edhe vajzat e bukura plotë sharmë edhe nga Greqia, Kroacia, Mali i Zi, Bullagria, Rumnaia, Bosnja, Maqedonia, Mali i zi etj.

Ne mesin e këtyre bukurosheve “Presheva jonë” ka zhvilluar një bisedë blic me Miss-in nga Mali Zi Kristina Vukovic. “Jam për herë të parë në mjedisin e shqiptarëve këtu në Luginën e Preshevës. Qyteti i Bujanocë me pëlqen , njerëzit janë të mirë, të dashur dhe komunikative, të nxehte e temperament, tamam mentalitet Ballkanik..” thotë Kristina, 18 vjeçare duke qeshur . Sikur gjitha bukuroshet edhe Krisitina si kandidate shpreson të zgjidhet më e bukura në mesin e më tëbukurave “Miss Ballknia -2016″..

Bukuroshja Kristina thotë se këtu në Bujnaco po kalojmë ditë të mira. “Kam shoqet shqiptare dhe të tjera nga mbare Ballkani, kalojmë mire sikur të njiheshim qe njëqind vjet më parë. Shqiptare kam miq dhe shoqe jo vetëm këtu, por edhe ne vendin tim Budva, Mal te Zi..”

U ndamë me të duke i uruar suksese, kurse Kristina ne shenjë respekti na e dha një përshëndetje speciale për shqiptaret e Luginës së Preshevës me duart në shenje shqiponje (shiko foton) simbolin tone kombëtare me fjalët “Ju dua!..”


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat