Aksesorët, produkti i fundit i Agnesa Vuthajt

Mediale Vip

Aksesorët, produkti i fundit i Agnesa Vuthajt

Më: 1 maj 2016 Në ora: 19:03

Në vitin 2003 u zgjedh si më e bukura e Kosovës, e që nga atëherë kurora e saj nuk u shua kurrë. Që nga atëherë Agnesa Vuthaj, ka sjellë të reja të ndryshme nga viti në vit. E tash e një kohë ajo ka hapur një dyqan duke krijuar linje çantash dhe këpucësh.

Në dyqanin që mban emrin e saj tash po bënë edhe dizajnin e aksesorëve.

Madje për punën e saj po merr lëvdata dhe komplimente. Por deri më tani Vuthaj, po punon e po dizajnon vetëm për gra dhe vajza e jo edhe më djem e burra. Edhe pse ajo thotë të jetë e mirë edhe në linjën e këtyre të fundit.

Produkti i fundit që Vuthaj ka sjell janë aksesorët e dorës me ngjyra verore. Ajo tregon për KosovaPress, rreth disa kombinimeve të këtyre aksesorëve që tashmë ka nxjerrë në treg.

Vuthaj: Produkti i fundit, aksesorët e dorës

“Produkti i fundit janë aksesorët e dorës që kanë shkuar krahas edhe linjës së fundit të çantave kryesisht janë ngjyra ma verore janë me më shumë ngjyra. Dominon edhe ngjyra e zezë mirëpo gjithmonë e kombinuar edhe me të kuqen, me ngjyrën rubin, me ngjyrën e verdhë, pastaj edhe ngjyra vjo llce, ngjyra krem. Jam munduar të bëjë kombinim të më shuam ngjyrave që të jetë më e përshtatshme për më shumë shije”, tha Vuthaj.

Por nuk do ta lë me aq. Vuthaj, me biznesin e saj ka synim tregun ndërkombëtar.

Vuthaj: Tregun ndërkombëtar e kam synim

“Sapo kam sjellë koleksionin e fundit jam duke punuar vazhdimisht do të ketë edhe koleksione të reja meqë është edhe fillimi nuk është që jam duke i qëndruar besnike atyre linjave pranverë-verë, vjeshtë-dimër, jam duke punuar akoma më shumë sepse dua që të sjellë sa më shumë lloje të çantave, edhe jam duke munduar që ta promovoj biznesin tim sa më shumë edhe në tregun ndërkombëtar edhe kjo është pak a shumë synim”tha Vuthaj.

Kur flasim për tregun ndërkombëtar, ajo së fundmi është parë në Turqi, e shoqëruar edhe me Elmeda Abazin. Por në këtë intervistà « me KosovaPress ajo thotë se nuk fshehët asnjë projekt prapa këtij takimi.

Vuthaj: Darkë shoqërore

“Thjeshtë ka qenë një takim shoqëror. Ne njihemi me Almedën që një kohë të gjatë, kështu që unë isha në Stamboll për “Mercedes Benz Fashion Week”. Isha e ftuar atje për të përcjell sfilatat dhe meqë isha atje dhe ata jetojnë atje më ftuan për një darkë shoqërore”, tha Vuthaj.

Biznesi i saj është vetëm njëri prej sukseseve. Agnesa Vuthaj flet edhe për kohën e kaluar dhe sukseset tjera që e kanë përcjellë ndër vite.

Vuthaj : Ka shumë vite të begatshme në karrierën time.

“Nëse nisem nga fillimi i karrierës sime, sigurisht që viti 2003, 2004, 2005 kanë qenë më të rëndësishme për karrierën time sepse kanë qenë vitet kur e kam fituar konkursin e bukurisë, dhe kam përfaqësuar Shqipërinë në konkurset ndërkombëtare. Pastaj një vit tjetër i mirë për mua ka qenë viti 2006, ku kam filluar me organizimin e spektaklit Miss Kosova. Dy tri vitet e fundit që kam marr edhe licencën e Miss Universit, po ashtu edhe fillimi i biznesit tim në vitin 2013-të dhe krijimi i linjës së çantave, pastaj këpucëve dhe tash edhe aksesorëve, mendoj që janë vite shumë të frytshme për karrierën time”tha Vuthaj.

Ndërsa sa i përket jetës private, Vuthaj ka bërë me dije se ende është beqare, pasi që ende nuk ka takuar mashkullin që i përmbush pritshmërit e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat