Princesha Charlote 1 vjeçe, Kate publikon foto të vajzës

Mediale Vip

Princesha Charlote 1 vjeçe, Kate publikon foto të vajzës

Më: 1 maj 2016 Në ora: 15:33

Princesha Charlote mbush 1 vjeçe nesër dhe për të festuar, Pallati Mbretëror në Angli ka publikuar katër foto të anëtares më të re të familjes mbretërore.

Sipas medieve vendase, fotot janë publikuar nga e ëma Kate, dhe babai William.

Fotot janë publikuar në rrjetin social “Twitter” me mbishkrimin: “Duka dhe Dukesha janë të lumtur të ndajnë me ju këto foto të Princeshës Charlote. Dukesha i bëri këto foto vajzës së saj në prill, në shtëpinë e tyre në Norfolk”.

Fotoja e parë e Charlote ishte ditën kur lindi më 2 maj të vitit 2015, dhe u publikuan nga mediet ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat