E shoqja e kap me kamerieren, futbollisti drejt divorcit

Mediale Vip

E shoqja e kap me kamerieren, futbollisti drejt divorcit

Më: 1 maj 2016 Në ora: 08:57

Nëse flitet për besnikërinë në martesë, ai mund të jetë modeli më i keq. E megjithatë, pas dy tradhtive të bëra publike, e shoqja e ka falur.

Por Ryan Giggs e ka bërë përsëri dhe mesa duket për gruan e tij, Stacey, vlen shprehja “e treta, e vërteta”. Ajo i ka kërkuar divorcin pasi ka zbuluar se Giggs flirtonte me një kameriere të restorantit që ka në pronësi në Mançester.

Futbollisti skocez njihet për lidhjet jashtëmartesore, të cilat kanë bërë bujë në mediat rozë vitet e fundit. Ryan dhe Stacey janë martuar në vitin 2007, katër vite pasi kishin sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Pas lindjes së fëmijës së dytë, Giggs u lidh me modelen Imogen Thomas.

Por si të mos mjaftonte kjo, në maj të vitit 2011, e shoqja zbuloi se paralelisht ai kishte pasur një lidhje sekrete për tetë vite me radhë me gruan e të vëllait, Natasha Lever.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat