Anxhelina fle në palestër

Mediale Vip

Anxhelina fle në palestër

Më: 1 maj 2016 Në ora: 08:19

Anxhelina Hadërgjonaj ka një trup mjaft të tonifikuar, i cili padyshim lakmohet nga shumë femra. Kjo mund të jetë meritë e gjenit të trashëguar, e vullnetit të saj për të mbajtur dieta, por edhe e stërvitjes intensive në palestër, të cilën këngëtarja e frekuenton rregullisht.

Megjithatë, këtë herë Anxhelina ka zgjedhur të na tregojë se, palestra nuk është vetëm një vend ku njerëzit bëjnë ushtrime fizike, por aty edhe mund të flesh. Anxhelinën e ka zënë gjumi në palestër dhe këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një fotoje në “Snapchat”.

Ajo është lodhur nga ushtrimet dhe ka menduar të flejë, pasi që të kesh një trup të tonifikuar duhet sakrifikuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat