"Më kanë thënë gjithmonë se kam një hundë të madhe"

Mediale Vip

"Më kanë thënë gjithmonë se kam një hundë të madhe"

Më: 30 prill 2016 Në ora: 23:39

Supermodelja braziliane ka rrëfyer se ajo gjithmonë është kritikuar, duke i thënë se ka një hundë të madhe dhe sy të vegjël. Gisele Bundchen është një nga modelet më të pasura në botë.

Sipas medieve ndërkombëtare, ajo ka filluar karrierën në vitet 1990. Në një intervistë për “People”, Gisele është shprehur: “Mbaj mend se disa njerëz më thoshin se hunda ime ishte shumë e madhe ose sytë e mi shumë të vegjël dhe si pasojë nuk do të isha kurrë një vajzë kopertinash”.

Nëna e dy fëmijëve ka shtuar se “nuk ishte e lehtë që në moshën 14-vjeçare të përballesha me këto lloj kritikash”.

“Ato më bënë të ndihesha e pasigurt dhe për këtë i tregova babait tim, i cili më tha se nëse do punoja fort dhe të jepja më të mirën, do të shkëlqeja”, shton bukuroshja braziliane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat