Ylli i “Fast and Furious ” pritet si hero në Kubë

Mediale Vip

Ylli i “Fast and Furious ” pritet si hero në Kubë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 22:21

Ka mbërritur në Havana për xhirimet e serisë së 8 të “Fast and Furious”, aktori i njohur amerikan Vin Disel.

Në Instagramin e tij, protagonisti i sagës të njohur ka dashur të ndajë me të gjithë fansat gëzimin e tij duke shkuar:

“Jam këtu me regjisorin F. Gary Gray, me të cilin kemi bashkëpunuar 17 vite me parë. Ndodhemi në vendin ku të gjithë mendonin se do të ishte e pamundur të vije, në Havana, në Kubë”, ka shkruar ai duke hedhur gjithashtu dhe foto nga rrugë e kryeqytetit të vendit komunist, ku është pritur nga njerëzit si hero.

Vetë Diesel ka nënvizuar se: “Ky vend është i jashtëzakonshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm” dhe për këtë jemi krenar që jemi këtu”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat