Ekskluzive/ Prapaskenat e filmit të Bleonës, ja si u pret kokën këngëtarja (Foto)

Mediale Vip

Ekskluzive/ Prapaskenat e filmit të Bleonës, ja si u pret kokën këngëtarja (Foto)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 19:53

Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e filmit më të fundit në të cilin është pjesë dhe duket se është entuziaste për të.

Bota sot ka siguruar foto të prapaskenave të prodhimit kinematografik “Dead Trigger” ku këngëtarja shqiptare ka një rol të vogël por sipas saj mjaft të spikatur. “Jam në Meksikë, mbarova xhirimet e një filmi të ri “Dead Trigger”.

Roli im është shumë i vogël, por shumë i spikatur pasi ështe një “zombi movie”, por une jam i vetmi person që nuk ka maska dhe make up të rëndë në mënyrë që të njihem kush jam. Kjo është diçka që është menduar nga produksioni dhe skenat e mia janë me Dolph Lundgren,”-shprehet Bleona.

Ndërkohë sa i përket fotos me kokë të prerë Bleona e ka një shpjegim edhe për të. “Foton e kam bërë unë nuk është skenë në film, por është një foto që kam bërë unë për jeten time sepse është një shprehje në anglisht qe thotë ‘don’t f*** with my family and don’t f*** with my carrer’ që do të thotë mos u mundo të shkatërrosh familjen time ose punën time dhe kam idenë që kjo është historia e jetës sime dhe gjithë gjërat që më kanë ndodhur mua në jetë. Sa i përket meshkujve në jetën time kanë qenë më tepër pengesë sesa ndihmesë është mallkim të jesh e bukur është bekim por edhe mallkim sepse gjithmonë kanë dashur që të më fusin në kafaz e të më kenë vetëm për vete dhe unë jam mundur ti thyej të gjitha këto kafazet e arta që më kanë futur këta njerëz për të vazhduar karrierën time me shumë mund dhe me shumë sakrifica,”-përfundon Bleona. Ajo do të jetë sërish në Tiranë për puntatën e radhës të “Your Face Sounds Familiar”.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat