Ekskluzive! Ka veturë të 150 mijë eurove, por Dani udhëton me autobus

Mediale Vip

Ekskluzive! Ka veturë të 150 mijë eurove, por Dani udhëton me autobus

Më: 30 prill 2016 Në ora: 19:04

Vetëm një ditë pasi është botuar lajmi, se këngëtari Ramadan Krasniqi posedon një veturë që kushton 150 mijë euro, ai është parë duke udhëtuar me autobus.

Së bashku me një mik, Dani ka hipur në autobusin që është nisur në ora dhjetë, prej Prishtinës për në Pejë.

Këngëtari pejan ka qenë në humor të mirë, teksa ka biseduar me të pranishmit që kishte afër.

Në planin muzikor ai sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Shkurte Gashi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat