Ronela Hajati “e merr hakun” ndaj Mesila Dodës

Mediale Vip

Ronela Hajati “e merr hakun” ndaj Mesila Dodës

Më: 30 prill 2016 Në ora: 18:20

Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine” ku foli për karrierën e saj dhe këngën e fundit që ajo publikoi pak ditë më parë.

Një nga pyetjet që e ngacmuan Ronelën për të folur ishte ajo që kishte të bënte me xhirimet e videoklip të këngës “A do si kjo”., raporton Revista Class.

Xhirimet e këtij klipi u keqinterpretuan pasi balerinët ishin të veshur me veshje orientale të zeza, veshje te cilat Mesiles i kujtonin xhihadistët, që po shfaqeshin aq shumë ato ditë në edicione të ndryshme informative edhe në media në përgjithësi.

Ronela deri më dje nuk e kishte komentuar këtë skenë, e cila ishte bërë publike nga deputetja Mesila Doda, që pasi shkrepi foton e bëri atë publike në rrjetet sociale.

“Është e vërtetë që klipi po xhirohej në një moment trazirash, por ato nuk kishin lidhje fare me Shqipërinë. Mesila që nxori foton të vazhdojë punë si fotografe. Ajo tha se ishte trembur, por nëse do të ishte kështu besoj se nuk do kishte kohë të bënte foto por do të vraponte, po mesa duket Mesila është burrneshë”- ka thënë këngëtarja me ton ironik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat