Gold Ag sjell album në korrik?

Mediale Vip

Gold Ag sjell album në korrik?

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:14

Gold Ag ishte pothuajse reperi që solli më së shumti projekte muzikore deri më tani që kur kemi hyrë në vitin 2016.

Përveç shumë këngëve solo, këngëtari realizoi edhe bashkëpunime të shumta, prej të cilëve vlen të përmendet ai me motrat Koçi, Shyhrete Behlulin e Dudën nga Gjilani.

Por përpos këtyre, Ariani ka në mend të realizoi edhe një album shumë shpejt, të paktën kështu ka lënë të kuptohet pas një statusi që e ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.

“A me lshu ni album n’korrik” ka shkruar Gold Ag, e menjëherë pas këtij shkrimi, fansat kanë lënë komente të shumta duke u përgjigjur me “Po”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat