Shpërthen motra e Beyonces: Duhet të ndahet nga Jay Z

Mediale Vip

Shpërthen motra e Beyonces: Duhet të ndahet nga Jay Z

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:40

Edhe më herët, motra e Beyonces nuk ka qënë aspak fanse e Jay Z, madje shpesh ata janë kapur edhe duke debatuar.

Tashmë ka kaluar një kohë e gjatë kur Solange Knowles sulmoi fizikisht kunatin e saj, Jay Z, në një ashensor në Met Gala.

Raportet mes tyre ende vijojnë të jenë të tensionuara aq sa ajo mendon se motra e saj duhet të divorcohet nga ai.

“Çdokush në familjen e Beyonce dëshiron që ajo dhe burri i saj të mos divorcohen, përveç Solange. Ajo ishte shumë e lumtur kur Beyonce po e bënte hapin e parë për tu ndarë nga Jay Z, pasi ajo mendon se motra e saj meriton një më të mirë se ai”, tha një burim për HollywoodLife.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat