Ky mashkull ka fituar zemrën e Hyremit

Mediale Vip

Ky mashkull ka fituar zemrën e Hyremit

Më: 30 prill 2016 Në ora: 13:18

Gazetarët e hutuar e dinë vetëm emrin e tij Alp Ozcan. Por, kush është në të vërtetë ky mashkull që ka pushtuar zemrën eaktorës së mrekullueshme Meryem?

Tre vite pas ndarjes nga lidhja e mëparshme ku edhe ka vajzën e vogël Larën, aktorja sërish ka hyrë në një lidhje serioze tashmë.

Këta nuk e kanë problem që të zbulohen nga Paparazzit duke ecur dorë për dore.

Gazetarët ishin të hutuar kur panë një mashkull të përsosur krah saj, një xhentëlman për të cilin nuk kishin shumë informata, përveç emrit të tij Alp Ozcan dhe asgjë më shumë.

Tani është mëse e qartë pse ky mashkull shihet rrallë. Ky në vitin 2004 themeloi një kompani për prodhimin e jahteve (shumë të vlerësuara në mbarë botën), jeton në Londër dhe për atë vjen shumë rrallë në Stamboll. Më saktësisht, kështu ishte deri sa nuk u takua me Meryem Uzerli-n. tani, ai nuk dëshiron të qëndrojë ndaras saj për asnjë moment. Dhe, tani për shkak të punës ai duhet të jetë në Saint-Tropez, ku së bashku me të dashurën e tij duhet të qëndrojnë patjetër atje.

Dhe si një aktore, kjo asnjëherë nuk udhëton pa Larën, vajzën e saj dy vjeçare. Alp ka marrë një vilë me qira me një kopësht shumë të madh e të gjerë, dëshirë e Larës kjo për të pasur hapësirë të mjaftueshme. Për këtë vilë ai duhet të paguajë çdo muaj 8000 euro, por kur është në pyetje e dashura e tij, asgjë nuk është e shtenjtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat