Kylie Jenner: Nuk varem nga askush

Mediale Vip

Kylie Jenner: Nuk varem nga askush

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:20

Më e vogla e motrave Kardashian, Kylie Jenner, ka realizuar një set fotografik të ri. Këtë set ajo e ka realizuar në kuadër të intervistës për revistën “Glamour”.

Në pyetjen se nëse është feministe ajo është përgjigjur me “Po”, duke treguar se pa marrë parasysh që ndoshta nuk e shpreh në publik këtë gjë, ajo është një feministe.

Kylie e ka vazhduar përgjigjen e saj duke thënë se është një vajzë e re dhe nuk varet nga askush, e aq më pak nga një mashkull.

“Unë jam një vajzë e re, nuk varem nga askush, bile as nga një mashkull. I fitoj parat e mija vet dhe kam filluar biznesin tim dhe ndjehem si inspirim për shumë vajza të reja të cilat dëshirojnë të jenë të pavarura” ka thënë Kylie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat