Winnie Harlow: Lemonade, çfarë…? (Video)

Mediale Vip

Winnie Harlow: Lemonade, çfarë…? (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:26

Përveç 12 këngëve të albumit, “Lemonade” e Beyonce përfshin edhe një show markash Roberto Cavalli, Gucci, Yeezy, Givenchy etj si dhe një sërë femrash me ngjyrë që kanë patur ndikim në shoqëri.

Por ndërsa gjithë bota i ka sytë nga “Lemonade” dhe ka versione të ndryshme lidhur me faktinse kujt i adresohet, ka persona që janë edhe figurantë në video të cilët janë aty duke mos e patur idenë se për çfarë bën fjalë. Kjo është ajo që ka treguar për Cosmopolitan, modelja me vitiligo (ç’rregullim te pigmentit), Winnie Harlow.

“Pas xhirimeve, ne të gjithë sa ishim aty, nuk e dinim se me çfarë kishte të bënte projekti, por mund ta ndjenim sa epik ishte. Ok, ishim pjesë e skenave, por nuk na ishte thënë se çfarë po ndodhte saktësisht”, ka thënë ajo duke vazhduar se e vetmja gjë që dinte ishte titulli i videos, “Limonade”.

Kur u pyet se si përfundoi në videon që është konsideruar si një “Letër dashurie për femrat me ngjyrë”, modelja sqaroi se e kishte pranuar menjëherë ftesën nga asistentja e Beyonces. “Kush mund ta refuzojë Beyoncen?” ka thënë ajo duke shtuar se i ishte dashur ta mbante të gjithën sekret deri në momentin e publikimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat