Anxhelina Hadërgjonaj: “Jeta e rrugës” më zgjodhi mua

Mediale Vip

Anxhelina Hadërgjonaj: “Jeta e rrugës” më zgjodhi mua

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:23

E keni parë të vishet mirë, të bëjë pushime në vendet më të bukura turistike, të jetë prezente në evente të rëndësishme dhe kaq ka mjaftuar për të krijuar një ide për jetën që ajo bën.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi Anxhelina Hadërgjonaj sapo na ka treguar fytyrën tjetër të saj, atë prej “vajze të mbrapshtë”. Të gjitha ua thotë fotoja e saj e fundit në Instagram me diçiturën “The Thug life chose me”.

Termi “’Thug life” mori përdorim të gjerë nga Tupac Shakur i cili fliste për jetën e vështirë dhe pengesat që i duhej të kalonte për t’ia dalë mbanë. Por çfarë e lidh Anxhelinën me 2 Pac dhe llojin e jetës që ai bënte? Të jetë një nëntekst për sakrificat me synimin për t’u bërë e njohur në Amerikë ku edhe po jeton? Ndoshta, por me siguri këngëtarja në jetën e mëparshme, do të ketë qenë një ”bad girl" që lëvizte me një makinë "Mustang", me muzikë hip-hop në sfond, duke bërë prapësira rrugëve të Los Angelos. 4

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat