Samanta humb një nga personat më të dashur! (Foto)

Mediale Vip

Samanta humb një nga personat më të dashur! (Foto)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 20:54

Këngëtarja Samanta Karavello nuk e ka nisur ditën aspak mirë sot meqenëse një nga personat e saj më të dashur ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për gjyshin e këngëtares që orë më parë ka vdekur dhe kjo e ka pikëlluar shumë Samantën.

Ajo ka gjetur pak kohë që në rrjete sociale të kujtoj gjyshin e saj duke deklaruar se ai do t’i mungoj shumë.

Këto emocione, Samanta i ka shprehur në Snapchat shoqëruar me një imazh të të ndjerit nga rinia e dikurshme.

Shprehim ngushëllimet e sinqerta për Samantën dhe familjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat