​Jeta e Snowden tashmë në një film

Mediale Vip

​Jeta e Snowden tashmë në një film

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:44

Regjisori i njohur amerikan dhe fituesi i çmimit Oscar, Oliver Stone ka realizuar një film mbi ish-kontraktorin Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden. Stone tha se ky film është bazuar në një libër të gazetarit britanik Luke Harding mbi historinë e Snowden-it.

Regjisori i njohur amerikan së bashku me partnerin e tij dhe producentin Mortiz Borman, blenë të drejtat e filmit për librin e shkrimitarit Harding me titull “The Snowden Files: The Inside Story of the World’s Most Wanted Man”, dosjet Snowden, brenda historisë së njeriut më të kërkuar në botë.

Regjisori Stone tha se “kjo është një nga historitë më të mëdha të kohës sonë. Një sfidë e vërtetë”. Ky nuk do të jetë filmi i vetëm mbi Edward Snowden-in. Muajin e kaluar, Sony Pictures bleu të drejtat për realizimin e një filmi të bazuar në një tjetër libër për Snowden-in, atë të gazetarit Glenn Greenwald me titull “No Place to Hide: Edward Snowden, dhe NSA dhe shërbimi i inteligjencës amerikane”.

Roli i Souden luhet nga aktori Joseph Gordon Levitt ndërsa pjesë e karaktereve të tij do të jenë edhe yjet e Hollivudit Shailene Woodley dhe Nicolas Cage. Është publikuar vetëm trileri i filmit ndërsa ai do të shfaqet në kinema më 16 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat