Pas këngës ''Pse të dua shumë'' Sadiku me projekte të reja

Mediale Vip

Pas këngës ''Pse të dua shumë'' Sadiku me projekte të reja

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:32

''Pse të dua shumë'' është projekti më i ri që e ka lancuar këngëtari i njohur Sadik Krasniqi i cili prej shumë vitesh qëndron në skenën muzikore duke lancuar këngë live e duke perfromuar në evente të ndryshme muzikore, madje edhe në ahengje familjare ku Sadiki është shumë i kërkuar.

Melosi i pastër shqip ka bërë që Sadiki më së shumti të kultivojë këngët e pastra shqipe duke i përpunuar ato e duke i sjellë në një version akoma më modern.

Planet e tij janë të shumta duke mos u ndalur për këtë vit me publikimin vetëm të këtij projekti, gjatë verës do jetë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore gjithandej ku jetojnë shqiptarët përfshirë këtu edhe ahengjet familjare që zgjedhin pikërisht Sadikin për t'i argëtuar, ndërsa deri në publikimin e projekteve të reja ju mund të shijoni këngën ''Pse të dua shumë'' e cila ka pak javë që ka dal në tregun muzikorë.BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat