Zbulohet sëmundja nga e cila vuante Prince

Mediale Vip

Zbulohet sëmundja nga e cila vuante Prince

Më: 28 prill 2016 Në ora: 08:27

Lajmi për vdekjen e tij të papritur i tronditi fansat në mbarë botën. Fillimisht u raportua se shkak i vdekjes ishte bërë gripi, nga i cili Prince po vuante ditët e fundit.

Por, ky version u mor nga rezerva nga fansat dhe mediat rozë, të cilat pak ditë më vonë hodhën hipotezën e një varësie nga droga. Një javë pas vdekjes së yllit të muzikës, një tjetër hipotezë është hedhur nga “National Enquirer”.

Sipas saj, këngëtari vuante nga AIDS-i. Ylli i “Purple Rain” thuhet se ishte infektuar nga kjo sëmundje në mes të viteve ’90, por nuk është mjekuar kurrë për të pasi besonte se Zoti do ta shëronte, pa pasur nevojë për mjekë.

Kjo bindje thuhet se i vinte nga besimi që ndiqte, “Dëshmitarët e Jehovait”. Sipas revistës, këngëtari 57-vjeçar, kohët e fundit ishte dobësuar shumë, pasi ushqehej shumë rrallë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat