Bon Jovi do të vijë në Tiranë?!

Mediale Vip

Bon Jovi do të vijë në Tiranë?!

Më: 25 shkurt 2016 Në ora: 19:09

Grupi i njohur amerikan i rrokut duket se do të vijë në Tiranë. Pak minuta më parë është lajmëruar eventi që parashikon performancën e Bon Jovit në mbrëmjen e 14 marsit, ora 8.

Vendi dhe data e zgjedhur janë shumë domethënëse sepse koncerti do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, një ditë para shembjes së tij. Kujtimet e të gjithë atyre që kanë qenë në “Qemal Stafa” do të finalizohen me një koncert rroku.

“Siç e do tradita, artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës. Këtë vit, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me G.A Tirana Events, sjellin bandën e famshme Bon Jovi në stadiumin “Qemal Stafa”, një natë para nisjes së shembjes së tij. Le të jetë kjo natë pra një festë muzike, si dhe një kujtim i bukur për vitet që na shoqëruan në këtë stadium” shkruhet në përshkrimin e eventit të krijuar në facebook, Bon Jovi Live in Tirana.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat