Arianit Koci ia fitoi zemrën gruas me “FIAT 128”

Mediale Vip

Arianit Koci ia fitoi zemrën gruas me “FIAT 128”

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:17

​Ai është shpesh prezent në media, por gjithmonë mund ta shihni serioz dhe duke folur për procese të rëndësishme gjyqësore. Avokati Arianit Koci, i ka zgjidhur problemet e shumë njerëzve që kanë rënë ndesh me ligjin, e po ashtu vet e ka zgjedhur edhe gruan.

Me shumë arsyetime dhe shpesh edhe pa vend, Koci ishte gjendur pranë gruas që tash e 29 vite janë të martuar dhe kanë krijuar një familje.

Merita gruaja e Arianitit, e cila ka studiuar pikturën, që tani është dizajnere thotë se Arianitin e kishte pasur gjithmonë si hije.

Ndërsa, Koci për kp , ka rrëfyer se për t`i rënë në sy bashkëshortes së tij, i është dashur që t`ia heq filterin e veturës, në mënyrë që të bëj më shumë zhurmë.

Koci: Më është dashtë me ia heq filterin veturës për me ia fitu zemrën gruas

“Unë e kam pasur një kerr Fiat 128. Kjo ka ardhë në Prishtinë me jetu. Shkollën e mesme e ka kry deri në të katërtin vit në Prishtinë edhe ka banu përball një shokut tem të ngusht, të ndjerit Kastriot Kelmendit, babë e djalë që i kanë mbytur, avokatin Bajram Kelmendi në Belllusha.P or, tash rruga e ka emrin “Bajram Kelmendi” ku me të kam qenë edhe kështu i afërt familjarisht, por edhe shok i ngushtë. Jemi rritë, fëmijërinë e kemi kalu bashkë edhe kam shku shpesh te ai. Kjo ka qenë përballë edhe për me i ra në sy kësaj ia kom hjek filtrin kerrit edhe ai ka bo zhurmë ma shumë. Dikur fillova me ia qitë edhe një far sprint filtri dhe një karborator të dyfishtëe bëjke shumë, por s`kisha shumë nevojëedhe me i ra në sy se sa herë shkojsha këta e gjejsha në xham tu m’prit”, tha Koci.

Ai në këtë deklaratë tha se nuk është që i ishte dashur edhe shumë që të mundohet për t’i rënë në sy Meritës, pasi që ajo veçse e priste në dritare. Mirëpo, kjo gjë u mohua nga bashkëshortja e Kocit, e cila tha se e kishte si hije ngado që shkonte.

Harxhi- Koci: Arianitin e kam pasur si hije

“Jo s`është e vërtetë. Përndryshe, unë Aria nitin e kom thirr hije se ka kom shku, ka kom ecë, këta e kam pasur si hije përmas” tha Harxhi-Koci.

Çifti tregoi se prej vitit 1987 janë së bashku, ndërsa, edhe pse të pasigurt, thanë se bashkëjetojnë që nga viti ‘92-93-së.

Mirëpo, bashkëjetesa e tyre ka qenë më pauza, pasi Meritës i është dashur që të shkojë në Londër.

Harxhi- Koci: Prej 87-së jemi bashkë

“Nuk e di, se është pak me pauza, se kemi bashkëjetuar, mandej unë kam shku në Londër edhe kur jam kthy veç kemi fillu martesën, se nuk kemi bo martesë edhe ashtu, që s`është një kohë me 2-3 vjetqë kemi bashkëjetu, krejt me ndërprerje ka qenë”, tha Harxhi-Koci.

Në fillimet e lidhjes së tyre dhe para bashkëjetesës, e cila erdhi si pasojë e vdekjes së nënës së avokatit, Arianit Ko ci, ai tha se vetëm gjumi i kishte ndarë, pasi që ata kalonin tërë ditën bashkë.

Koci: Vdiq nëna, mbeta vetë në shtëpi dhe kështu vendosem të bashkëjetojmë

“Në atë kohë sa kem kalu bashkë, sa jem kanë bashkë para bashkëjetesës, unëkam qenë kështu liberal, kjo i ka pas prindërit liberal kështu shumë, edhe pse nuk kemi fjetur me një shtëpi, tërë ditën kemi qenë bashkë. Kemi studiuar bashkë, kemi dalë bashkë. Në atë kohë deri në të 90-tën jemi kanë 19-20 vjeçar. Kemi shkuar disa herë në Itali e në Kroaci, d.m.th vazhdimisht kemi shëtitur. Erdh puna qashtu m’u smu nana, vdiq, edhe unë isha vetëm në shtëpikështu që filluam edhe me bashkëjetu”, tha Koci.

Në pyetjen e parashtruar nga KosovaPress-i në lidhje me atë se sa të përshtatshëmjanë si çift Arianiti dhe Merita, Arianiti rrëfeu se janë të ndryshëm me njëri-tjetrin, pasi, si pas tij, Merita është më e qetë.

Koci: Merita është më e qetë

“Ne jemi - siç thonë të kundërtat tërhiqen. Kjo është shumë e qetë unë jam shumë i gjallë edhe e kemi gjetur njëfarë harmonie. M’u ka përshtat mu Merita se përndryshe kaq gjatë as që e kishim çu, por kjo është e lehtë. Unë jam kështu pak ma i gjallë edhe punoj shumëedhe krejt i bojë shumë, d.m.th nuk kam masë për kurgja. E sa më përket mu, unë jam shumë bashkëshort i mirë”, tha Koci.

Harxhi-Koci, bëri të ditur se pavarësisht krizave martesore që çdo çift i kalon, Arianiti është një bashkëshort i mirë dhe kuptohen mirë. Ajo gjithashtu tregoi që ka 29 vite që ata janë të martuar.

Harxhi- Koci: Kuptohemi mirë

“Merita, ia nisi tash unë me u anku (qesh), mos të them që për çdo ditë gati nervoz më bën. Jo, është një lidhje e mirë, ia lëshojmë rrugën njëri-tjetrit. Normal nuk po them se nuk ka pasur kriza në martesë sepse në secilën martesë ka kriza. Dikush mbërrin me i tejkaluar dikush nuk i tejkalon. Se edhe shumë gjatë jemi, qe 29 vjet po na bëhen që jemi bashkë, por mundohemi me ia gjet njëri-tjetrit pikat e dobëta”, tha Harxhi-Koci.

Përmes KosovaPress-it, Harxhi Koci dha një këshillë për gratë që i kanë bashkëshortët avokatë, duke thënë se është më mirë të mos grinden me ta. Ndërsa, Arianiti bëri të ditur se Merita më lehtë e arrin qëllimin kur e merr me të mirë.

Harxhi Koci : Mos u grindni nëse i keni burrat avokatë

“Me avokat, i kisha këshilluar krejt gratë që i kanë burrat avokat - mos me u grind, veç m’u shukat edhe m’u bo me të vetën” tha Harxhi Koci.

Ndërsa, i relaksuar gjatë bisedës, avokati Arianit Koci, tha se bashkëshortja e tij, Merita. e arrin qëllimin përmes tij kur sillet mirë me të, siç tha ai me të “butë”.

Koci:Merita e arrin qëllimin kur më merr më të mirë

“Shumë ma lehtë kjo e arrin qëllimin kur më merr me të butë se me të keq, se unë me të keq se du hiç edhe kur e di qënuk jam mirë. Kur i hi asaj pune kështu e shty, po zakonisht është qashtu sistemi, e gjen kjo formënqysh me i arrit qëllimet e veta, kështu që në fund prapë dalim si barazim”, tha Koci.

Profesionii Harxhi –Kocit është dizajni,dhe këtë ajo e ka trashëguar nga nëna e saj e cila ishte një rrobaqepëse. Mirëpo, ajo studimet BA dhe MA i ka të përfunduara për pikturë, pasi që në atë kohë nuk kishte ndonjë “Fashion Design” në të cilën ajo do të mund të studionte. Por, ëndërra e saj u realizua dhe ajo tashmë ka atelienë e sajën.

Si kujtime të paharrueshme, çifti i ka udhëtimet me motor, pasi që ata përmes udhëtimeve të tilla relaksohen dhe qetësohen psiqikisht edhe pse ndoshta i lodh fizikisht.

Koci: Vozitjet me motor, kujtime të paharrueshme

“Kujtime të mira ne kemi me motor, të dytë jemi motorista. Unë i grahi normal, shpesh na bien me shku nëpër Evropë. Na ka ndodh me shku një rrugë që e mbaj në mend, është kur kemi shkuar në Korsikë, Sardenja, Sicili- është ajo ruta e njoftun e motoristëve. Është udhëtimi që të lodh fizikisht shumë, por që aq shumë të relakson psiqikisht edhe janë momente të paharruara, gjithmonë kemi pak problem punën ebagazhit, punën e teshave ku 70-80% të vendeve e zë kjo. Unë qaj çka mbet, kryesisht dy-tri sende të zezai marr edhe na udhëtojmë verës, kështu që nuk nevojitet shumë. Ajo paisja që është obligative e motorëve edhe ndërresa duhet eventualisht kur mbesimpa çorape të lira thjesht një ditë dy edhe i gjun, por nuk ke mundësi tjetër, por kryesisht janë momente të paharruara”, tha Koci.

Arianit Koci dhe Merita Harxhi Koci kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Djali është në përfundim të studimeve, kurse vajza do të fillojë këtë vit studimet për juridik.

E sa i përket asaj se kujt i përngjajnë fëmijët, Koci si në shaka për KosovaPress tha se janë të mençur si babai dhe të bukur si nëna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat