Gaçe: “Të këndosh me playback, si të bësh seks me prezervativ”

Mediale Vip

Gaçe: “Të këndosh me playback, si të bësh seks me prezervativ”

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:46

“Të këndosh me playback është si të bësh dashuri me masa mbrojtëse”. Kjo ka qenë batuta e këngëtares Aurela Gace dhënë gjatë emisionit Oktapod të Turjan Hyskës, në Vizion Plus. Duke e konsideruar “jo të vërtetë” një mardhënie “të mbrojtur”, Gace thotë se vetëm duke këduar live ndihet e gjallë.

“Të këndosh me playback është vdekje shpirtërore”- u shpreh me sinqeritet këngëtarja në Oktapod. Katër vjet pas një “agjërimi” në intervista, diva e skenës mbarëshqiptare, rrëfen emocionet që mbart në cdo dalje publike të saj. Aurela thotë se kurrë nuk mërzitet së kënduari dhe së qeni pranë gjendjes së njerëzve. Për të, muzika nuk është punë, por mënyrë për të marrë dhe përcjellë kënaqësi.

“E dua vëmendjen dhe nuk mund të jetoj pa të”- shprehet Aurela. Duke performuar “A capella”, Gace këndoi hitet e saj, por edhe imitoi me të njëjtën performancë maksimale, edhe këngëtaret që i ka edhe mikesha të saj, si Irini Qirjako, Elsa Lila, Mariza Ikonomi, por edhe këngëtarin Francesk Radi. Pas daljes së parë publike pas 4 vitesh, Aurela Gace thotë se ndihet ende shumë e pangopur me muzikën, duke garantuar se do të jetë gjithnjë pjesë e pandarë e mardhënies speciale që ka krijuar me publikun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat