“Na akuzojnë se i këndonim luleve, pemëve, frutave. Unë mendoj se më mirë ti këndoje natyrës se b…s së Çiljetës”

Mediale Vip

“Na akuzojnë se i këndonim luleve, pemëve, frutave. Unë mendoj se më mirë ti këndoje natyrës se b…s së Çiljetës”

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 22:01

Kompozitori i festivalit të 11 në RTSH, Enver Shëngjergji, flet në një intervistë në emisionin “Debati” për gazetarin Roland Qafoku.
Sa e vështirë ishte të bëje art gjatë kohës së komunizmit?
Unë kam pikëpamjet e mia. Dua të them vetëm 2 fjalë. Për të gjithë artistët që kanë vuajtur në atë sistem me dënim kapital, burgime, internime, për të gjtihë ndiej dhembshuri e dhimbje dhe ngrihem në këmbë për të respektuar krijimtarinë e tyre. Nuk kam qenë kurrë dakord që një këngëtar të dënohet sepse ka pikëpamje të kundërta me qeverisjen e kujtdo sistemi. Kjo kontraditë ka shekuj, që kur ka lindur arti. Qënia në kontraditë e një artisti me sistemin ka të bëjë me botën shpirtërore të tij. Fatkeqësia jonë ka qenë se sistemi ka qenë tepër totalitar dhe duhet të ishe i kujdesshëm.

Po ç’i bënte sistemit kjo këngë e mrekullueshme e kënduar nga Bashkim Alibali, “Nata e fundit” që juve ju dënuan dhe ju çuan të punonit në minierë?

Sistemi në fuqi i asaj periudhe ishte i vetëdijshëm për tolerancën që bëri në drejtim të artit muzikor të asaj kohe. Duke filluar nga viti 70 deri në pleniumin e katërt të Komitetit qëndror të partisë radio Tirana nuk fillonte më me këngë e valle popullore, por me Tom Johns e këngë të tjera të huaja, të përzgjedhura, por nuk ishte më aq strikte. Në jetën artistike u pa një lloj liberalizimi.

Kam bindjen se sistemi filloi të tolerojë, por e pa se tolerimi nuk mund të merrte fre më.

Festivali i 11 pati një specifikë, për herë të parë u këndua vetëm me një interpretim, nuk kishte dublim. Për herë të parë u ngritën juri nëpër rrethe dhe secila juri në fund të natës së tretë jepte pikët e veta. Ka një fakt nga festivali i 11. Unë kam pasur një xhaketë disi ekstravagante dhe jam thirrur me porosi të kujt nuk e di, nga rrobaqepësi i radios për të marrë modelin tim, e cila është bërë për formacionin e të ndjerit Gasper Çuçisë.

Kishte gjithashtu një lloj orientimi që këngët të mos ishin vetëm për partinë, por për rininë, për shoqërinë dhe vihej re një lloj orientimi për ta toleuar këtë festival. Për atë festival nuk janë bërë as prova gjenerale dhe unë jam shprehur që më dukej shumë më liberal ky festival, pa ndonjë tendencë dhe ky konkluzion imi ka shkuar deri tek Nefo Myftiu, ish-sekretare e PPSH për Radion dhe bashkëshortja e Manush Myftiut zëvendëskryeministër i asaj kohe. Më pyeti pse isha i shqetësuar për atë që kisha shprehur. Pasi festivali u lavdërua, unë kam bindjen që të gjithë këtë e ka krijuar Ramzi Alia sepse ai mbulonte sektorin e kulturës. Në mbledhjen e muajit mars në lidhjen e shkrimtarëve e ka drejtuar ai dhe është mbajtur referat.

Për këngën time është thënë: “Kostum i bardhë i qepur me penj të zi. Duket tendenca e ideologjisë mikroborgjeze”, kur në fakt kënga ime ka qenë për mbrëmjen e fundit të studentëve dhe më pas do shpërndaheshin në rrugët e atdheut. Unë kam cituar një këngë korçare “Arapkë moj syzeskë moj, ndërsa në këngën time është ”Mirupafshim shokët e mi, s’ju harroj unë jo”.

Ky ka qenë lajtmotivi im. Dhe nuk kam arritur të kuptoj pse u dënova. Dënimi im ishte ky nga pedagog në Universitetin e Arteve, 5 ditë para dasmës, u pushova nga puna dhe u emërova në Shëngjergj. Unë kam qenë pak kokëfortë dhe nuk iu binda urdhërit. Për 4 muaj nuk shkova sepse nuk mund të lija gruan pas shumë pak ditësh martese. U mor vendimi që të shkoja në minierën e Kërrabës. Unë dola vullnetar që për një vit të shkoja ku kishte nevojë partia për t’i shërbyer atdheut.

Më propozuan të shkoja në Tropojë. Kërkova të ma jepnin me shkrim që të shkoja vetëm për 1 vit. Por nuk shkova sepse më emëruan pedagog. Por më çuan punëtor në minierë në Kërrabë. Atje shërbeva si mësues për 7 vjet. Shumë njerëz më quajtën të persekutuar, por nëse do të isha e persekutuar do të më hiqej krijimtaria, nuk do më jepnin çmime, nuk do më çonin jashtë shtetit, do të isha në burg. Mua më dëbuan nga Tirana, dhe kam thënë “Zot të mos kisha marrë pjesë në festival sepse më shkatërroi jetën për 7 vjet larg familjes.

Cili quhet i dënuar nga festivali i 11?

I dënuar është Sherif Merdani, Ai ka bërë 16 vjet burg. Është shumë e rëndë sepse atij iu mor jeta e rinia. Partia kishte planifikime për arrestime, burgosje etj. Unë ia kam thënë në një takim prof. Mihallaq Luarasit që festivali i 11 ishte grackë për të e Sherif Merdanit. Profesor Luarasit i dhanë çmimin e parë dhe e dënuan.

A i shkuat ndonjëherë në burg Sherif Merdanit?

Uën i kam shkuar kur ka dalë nga burgu, kur nuk i ka shkelur këmbë njeriu dhe më është përgjigjur me frikë. E kam gjetur duke gatuar fasule. Më ka falënderuar që shkova duke më thënë se isha i pari dhe i vetmi. Në burg nuk i kam shkuar sepse nuk kisha kurajo.

Unë në koshiencën time këta njerëz nuk i kam dënuar, sepse në bindjet e tyre ata kanë qenë koshientë të bënin në art atë që ndienin, jo atë që ishin të detyruar të bënin. Sot ka shumë njerëz që hiqen si trima. Trimat gjetën vend nëpër burgje, hëngrën plumbit.

A kishte trima në art në atë kohë?

Unë di që Kasem Trebeshina i ka shkruar një letër Enver Hoxhës nga vitet 53 për qeverisjen dhe ai provoi burgun. Mihallq Luarasi, Fatos Lubonja, këta ishin elita që drejtonin artin dhe kulturën në Tiranë. Por partia në pushtet i lejoi të vazhdonin për të parë deri ku do shkonin, dhe më pas i vendosi në kurth dhe këtë nuk e ka bërë vetëm Ramiz Alia.

A keni vuajtur ju personalisht nga Sigurimi i Shtetit?

Unë kam pasur vetëm një problem. Në vitin 74 kur isha i dëbuar në Kërrabë, atje ka qenë një familje me mbiemrin Hasimja, Ishin dajat e dy artistëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, Hadi dhe Jahja Shehu. Ata kanë ardhur në Tiranë në vitin 74 dhe unë duek qenë mik i kësaj familje, kur mbaroi shfaqja i kam pritur jashtë dhe i kam takuar. Sigurimi i Shtetit ka bërë punën e vetë. Gati për një muaj shikoja një qimekuq që më gjurmonte deri kur shkoja në shtëpi. U frikësova, trimëri nuk mund të tregoja. Një ditë marr dy shokë që punonin nnë gardë. Shkoj në klubi ne minsitrisë së brendshme. Ai po më ndiqte dhe I thashë përse ëm ndjek, çfarë kam bërë. I shpjegova se me artistët kosovarë kisha lidhej shoqrorë. Pastaj nuk pata më probleme. Pasi jam kthyer nga Kërraba jam propozuar të shkoj me Migjenin jashtë shtetit, dashamirësinë për të më çuar e ka pasur Rita Marko. Në karakteristikën që i kishin dërguar për mua, thuhej i talentuar, por nuk bën përpjekje të mjaftueshme për ngritjen ideologjike, pra nuk isha aktiv në jetën e partisë. Dhe ën fund thuhej u dënuar në festivalin e 11. Më është thënë që Rita Marko kishte kundërshtuar përse nuk më ksihin vënë në dukej edhe suksestet, në festivale të tjera. Në festivalin e 13, çmimin e parë ma dha Ramiz Alia me këngën “Vajzat e fshatit tim” . Mesa jam në dijeni, kishte thënë që kësaj here, paska vënë mend, i paska rënë anës e pas anës ( siç është dhe teksti i këngës) Unë nuk isha komunist edhe pse më janë lutur të bëhesha. Po të isha bërë komunsit kur më thanë se do të më mbanin pedagog tek artet, me atë që ndoshi në 81, unë do të kisha hyrë në burg. Dhe mendoj se në festivalin e 11, ata gjetën anën për të më vendosur në “kurth”.

A përndiqeshin këngëtarët, kompozitorët, instrumentistët nga Sigurimi i Shtetit?

Në dijeninë time jo. Unë kam qenë në mallet e Kërrabës, nuk kisha kohë të merrja kontakte. Mua smë kanë njohur në provat e festivalit të 14, kam ardhur nga Kërraba me çizme me baltë. Ka qenë drejtor i ndjeri Riza Hajro, një njeri i pastër, i rregullt dhe kur ma ka parë me çizme, ka dashur tmë nxjerrë jashtë. Kur mora çmimin e parë ka ardhur tmë japë dorën dheiI kam thënë,m os më jep dorën se jam ende me çizme. Ndërsa kënqaësia e çmimit të parë ka qenë kur Pjetër Gaci, pretendent për çmimin më ak ngritur në krahë dhe i kam thënë ky çmim nuk është i Enver Shëngejrgjit, por i brezit tim. Çmimi i parë ishte 7 mijë lekë të vjetra, por nuk jepej në vlerë monetare. Më është dhënë një shtëpi e partisë e punuar në kashtë dhe një radio iliria. Uën kërkova një biçikletë kineze.

A ishin të privilegjuara disa këngëtare sepse kishin marrëdhënie të mira me shefat?

Për mua ishin këngëtare të privilegjuara sepse ishin këngëtare me vokale të shkëlqyera. Për mua ishte nder i madh të më këndonte këngë Vaçe Zela. Ajo nu kkëndoi këngë timen, sepse uën isha pinjoll përpara kompozitorëve Avni Mula, Çesk Zade, Fehim Ibrahimi. Ata ishin korifenj të këngës. këngëtare si Vaçe Zela nuk i vjen më skenës shqiptare, qoftë nga vokali dhe interpretimi. Uën nu kkam marrë mundimin t’Iikërkoj Vaçe Zelës të këndonte këngë të miat. Për mua ajo që u afrua tek Vaçe Zela ishte Irma Libohova. Por nuk ngelet pas Ema Qazimi, Liljana Kondakçiu, Justina Aliaj. Bashkim Alibalin e krahasoja me Hulio Iglezias. Pas festivalit të 11, të dy jemi shprehur se kemi marrë në qafë njëri-tjetrin, por ne në fakt na mori në qafë udhëheqja e partisë. Në atë festival për herë të aprë ka ndodhur të këndohet kënga 2 herë.

A kemi vazhdimësi të talenteve para vitit 90, me talentet e pas viteve 90?

Po, kemi. Ka këngëtarë të denjë, për shembull Aurela Gaçe. Por pas viteve 90 fillimisht ne nuk deshëm të kishim bashkëpunime. Festivali u bë me 52 këngë. Hipën në skenë njerëz që as ja kishin idenë se çfarë ishte kënga, u hoq live. Mua më ka kërkuar Manjola Nallbani pasi u ktheva nga Amerika për të bërë një këngë në festivalin e 46. Ka qenë kënga fatet e jetës, një këngë e ndjerë. Por u bë kopilia, në momentin që këndoi Manjola, u ul mikrofoni, kënga nuk erdhi në gjithë performancën e saj. Ne nuk na duan, nuk duan të ballafaqohen me ne. Unë dhe brezi im jemi ballafaquar me korifenjtë e muzikës shqipatre. Mes nesh nuk kishte zili, por dashuri. Konkurrenca ishte në kuptimi ne dashamirësisë. Unë thoja kolegët e mi të bëjnë këngë të bukura, por e imja të jetë më e bukur, të marrin çmime të dyta, unë të marr çmimin e parë. Kishim ambicie, por jo smirë. Kishte edhe nga ato kokrra që spiunonin ose shpifnin dhe thoshin “Unë do të shkoj të ankohem në Komitetin Qëndror”. Siç thonë sot do të ankohem tek Partia Demokratike.

Cili është ky? Na e thoni.

Nuk ka rëndësi të përmend emrin. Shumë e dinë mirë se cili është.

Pse motivet e këngëve të krijimtarisë së brezit tuaj ishin për pemët, lulet e në përgjithësi për natyrën?

Për mendimin tim është më mirë t’i këndohet natyrës. Kam dëgjuar se Alfred Kaçinari ka thënë se hë mo se këta të vjetrit i këndonin pemëve dhe luleve. Unë po i përgjigjem se më mirë t’i këndohet pemëve dhe luleve se sa b…s së Çiljetës. Këto i kanë kultivuar televizionet dhe ne s’mund të mbyllim veshët. Nuk e kuptoj pse bëhen klipe me automatikë. Arti duhet të japë shije, jo të nxisë agresion, ose ndërthurja e këngëve me gjuhën angleze. Globalizëm është ky? Përse kemi luftuar ne?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat