George Clooney dhe Amal, një kafe me Angela Merkel (Foto)

Mediale Vip

George Clooney dhe Amal, një kafe me Angela Merkel (Foto)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:53

E kishte premtuar në një konferencë për shtyp gjatë hapjes së Festivalit të Berlinit dhe e mbajti fjalën. George Clooney, me gruan e tij bukuroshe Amal, ka takuar Angela Merkelin.

Clooney 1Çifti i famshëm i Hollivudit, ka pirë një kafe me kancelaren gjermane, një takim i përzemërt, ku është folur, sipas gazetës “Bild”, për një çështje shumë serioze: refugjatët. George dhe Amal kanë qenë protagonistë edhe të tapetit të kuq të Berlinales, ku ka debutuar me “Ave Cesare” të vëllezërve Joel dhe Ethan Coen.

ClooneyClooney disa ditë më parë kishte njoftuar se prej kohësh po punon për një film për Darfurin. “Nuk kam gjetur asnjëherë historinë e duhur për ta përshtatur. Do të flas me Angela Merkelin pikërisht për këtë gjë, për gjërat që mund të bëjmë bashkë për të mbështetur politikën dhe për ta ndihmuar të zgjidhë çështjen e refugjatëve. Nëse do të mund të zgjidhja politikanin për ta interpretuar, ajo do të ishte Angela Merkel”, – pati thënë ai. U tha, u bë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat