Bruno Mars ofendon fansat gjatë provave në Super Bowl

Mediale Vip

Bruno Mars ofendon fansat gjatë provave në Super Bowl

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 15:33

Është në kulmin e karrierës muzikore megjithatë Bruno Mars nuk po e përballon në mënyrën e duhur.

Njësoj si shumë koleg të tjerë dhe ai po e harron faktin se në nivelin ku është, ndodhet falë fansave dhe mbështetjes së tyre.

Së fundmi po raportohet se Mars ka ofenduar fansat gjatë provave për performancën e Super Bowl.

Burimi thotë se Bruno po sillej si një i famshëm arrogant gjatë gjithë provave për performancën në Super Boël, sidomos me turmën që kishin ardhur për ta takuar, mbase për ti marrë dhe ndonjë autograf.

“Të gjithë të pranishmit ishin shumë entuziastë që më në fund do të takonin Brunon dhe po e shihnin përballë. Disa u përpoqën dhe ta preknin atë ndërsa kur ai la skenën tregoi një arrogancë që la të gjithë gojë hapur. Ai i bërtiti fansave duke thënë se cfarë dreqin kishin, cfarë nuk shkonte me ta”, shtoi burimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat