Shkurte Fejza: Mos u frikëso kurrë nga dështimi!

Mediale Vip

Shkurte Fejza: Mos u frikëso kurrë nga dështimi!

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 23:19

Si e ndien veten Shkurte Fejza tash, pas një karriere të gjatë, më se dyzetvjeçare, pyet “Kosovarja” këngëtaren tonë të madhe, e cila veç sa vjen e përtërihet edhe nga pamja.

“Ndjehem shkëlqyeshëm. Si kur pas një rruge të gjatë e të vështirë arrin në një kodër, pastaj ndalesh dhe klith: Arrita!”, tregon këngëtarja dhe vazhdon: “I rikujton sfidat dhe dukesh e lodhur, por kur të shohësh se ke arritur cakun, atëherë të shtohet fuqia dhe sikur i thua vetes: Vazhdo për të pushtuar edhe majat më të larta të artit! E kam ditur se do të jetë rrugë e gjatë, por kur e din çka do nga jeta, mos u frikëso kurrë nga dështimi. Unë nuk e njoh dhe nuk e pranoj dështimin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat