Fieraku Meta do jetë pjesë e finalistëve të San Remos, Itali

Mediale Vip

Fieraku Meta do jetë pjesë e finalistëve të San Remos, Itali

Nga: F.D. Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:36

Suksesi i këngëtareve shqiptare, Ana Oksa dhe Elsa Lila në Itali, tani u shtohet edhe artisti i madh nga Fieri, kantautori, Ermal Meta, që arriti të kualifikohet në “Sanremo 2016”.

Ai ka marrë pjesë me këngën e titulluar “Odio le favole” (I urrej përrallat), duke fituar sfidën përballë Irama me 59 përqind të votave. Finalja do mbahet në 13 shkurt. Meta ka marrë pjesë për herë të parë në festival. Ish-anëtari i grupit “La Fame Di Camilla”, pas shkëputjes nisi karrierën si solist.

Fieraku ka pasur bashkëpunime duke ua shkruar tekste artistëve si: Francesco Renga, Patty Pravo, Chiara, Marco Mengoni, Giusy Ferreri, Ema Marrone./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat