Shën Valentini i veçantë i meshkujve VIP (Foto)

Mediale Vip

Shën Valentini i veçantë i meshkujve VIP (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:14

Janë meshkuj të suksesshëm në fushën e tyre, sidomos në botën e artit, mjaft të lakuar kudo. E këta personazhë të njohur të show-bizit shqiptar pranojnë të na rrëfejnë Shën Valentinin e tyre më të veçantë, megjithëse siç do të lexoni dhe vetë ata me njeriun e tyre të zemrës e kanë çdo ditë të tillë.

Meda: Duke u nisur nga vetë përmbajtja e kësaj date edhe unë ashtu si çdo i ri angazhohem në përzgjedhjen e dhuratës për njeriun e zemrës. Nuk veçoj ndonjë Shën Valentin, por do kisha dëshirë që t’i uroj çdo të riu shqiptar që çdo ditë e zakonshme t'i përngjajë ditës së Shën Valentinit në aspektin e dashurisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe çdo virtyti të lartë që edhe na karakterizon.

Sevdai Radogoshi:Në vitin 1975 kam filluar dashninë me Eljane Roka (gruaja ime), prej asaj date që kam fillu e deri më sot për mu çdo ditë ëshë Shën Valentin, sepse kalojmë fort mirë dhe gjithnjë bashkë jemi.

Remi Jakupi: Cili është qëllimi i vërtetë i ditës së Shën Valentinit? Për t'i kujtuar njerëzit beqar që ata janë beqar....hahahaha....Mirë po unë nuk jam një ndër ata tash shumë vite, fatkeqësisht (Qesh) dhe Shën Valentini im ëshë Vjollca e cila mi ka dhurua deri me tani tre fëmijë, dy djem e një vajzë, por jo për Shën Valentin. Ne e festojmë Shën Valentinin një ditë mbrapa se atëherë të gjitha dhuratat për Shën Valentin bien në lirim deri 50%...hahahaha...Me Vjollcën jemi përplasur në dashuri që nga fëmijëria dhe që atëherë na u ka bërë si traditë që për Shen Valentin të shkojë në ndonjë vend romantik për darkë dhe t’i këmbëjmë ka një dhuratë modeste e ta kalojmë një natë më të bukur se vitin e kaluar. Motoja e jonë është: “Më don sot më shumë se dje, më pak se nesër e ashtu me radhë”.

Martin Marjakaj: Sa për këtë festën e Shën Valentinit kam këtë koment: Kam dhuruar gjithë jetën, kësaj herë po pres të marr dhuratë nga e dashura.

Valer Kolnikaj: 14 shkurti është për ne si çdo ditë tjetër, pra ne e kemi festë e Shën Valentin gjithmonë, pasi mes nesh egziston gjithmonë dashuri, respekt e sinqeritet në mënyrë reciproke. I bëjmë shpesh dhurata njëri-tjetrit por jo në ditë të përcaktuara, thjeshtë ashtu siç na vjen.

Don Granit Shala: Jo nuk i bëj në këtë ditë pasi i bëj tërë vitin dhe nuk e veçoj asnjë ditë, prandaj unë e kam tërë vitin Shën Valentin.

Masësori: Shën Valentini është një festë e veçantë për mbarë botën që dashuron, e kuptohet edhe për ne shqiptarët. Absolutisht që çdo ditë duhet të jetë një Shën Valentin për njerëz që kanë partnerin e tyne e që e duan, por megjithatë më vjen mirë që egziston një ditë në vit që festohet dhe shenohet si "Dita e të dashuruarve". Bashkëshortja ime dhe unë e kemi festuar këtë festë nga koha kur ishim në lidhje dhe vazhdojmë ende edhe pse jemi martuar tashmë. Ishte shumë i veçantë dhe më interesanti nga të gjithë tjerët, Shën Valentini në vitin e parë që jemi njoftuar me Fatmirën (tash bashkëshorten time). Çdo herë i blej dhuratë për këtë ditë të veçantë. Urime të gjithëve që dashurojnë me zemër.

Devis Xherahu: Në fakt unë kam një parim që dua ta postosh pikërisht siç do ta shkruaj: “Shijoni njerëz dashurinë, ajo nuk është mëkat...mos prisni një Shën Valentin që zgjat vetëm një natë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat