Cara Delevingne i propozon martesë të dashurës në Paris

Mediale Vip

Cara Delevingne i propozon martesë të dashurës në Paris

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:35

Cara Delevingne pëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrë tradicionale. Supermodelja britanike i ka propozuar në martesë të dashurës së saj në një mënyrë tepër romantike.

23-vjeçarja, e cila bashkë me partneren e saj 33-vjeçare St Vincet ndodhej në Paris, shtangu të pranishmit kur vendosi të ulej në gjunjë dhe t’i kërkonte muzikantes amerikane, dorën në martesë.

Një dëshmitar i tha “The Sun” se dy vajzat ndodheshin në një prej ashensorëve të kullës Eiffel dhe mund të dalloje qartë Carën e cila u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së saj.

“Ishte diçka shumë prekëse, është e dukshme që Cara dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrë tradicionale”, tha burimi për të përditshmen britanike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat