Kanye West e bën baltë albumin e ri

Mediale Vip

Kanye West e bën baltë albumin e ri

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:04

Kanye West duket se nuk përmbush dot as pritshmëritë që i vendos vetes, megjithëse kjo mund të mos jetë dhe aq e thjeshtë sa duket.

Të ruash statusin e “yllit më të madh rock në histori” nuk është një lojë fëmijësh, edhe kur je ti ai që ia ke vendosur këtë titull vetes.

Veçanërisht kur nuk ndan dot mendjen as për titullin e albumit, për të cilin duhet thënë se e ndërron më shpesh se të brendshmet, por për këtë temë ndoshta Kim mund të tregohet pak më e saktë.

U bë rrugë tashmë, por këngëtari 38 vjeçar e ka ndryshuar përsëri emrin e albumit në “TLOP”, vetëm se nuk e dimë për sa kohë do ta ruajë si të tillë.

Realizimi i shumëpritur i artistit amerikan do të publikohet të enjten, së bashku me koleksionin e tij të ri fashion “Yeezy Season 3”. “TLOP” është “vetëm” titulli i katërt i albumit, i cili më parë emërtohej “So Help Me God”, “SWISH” apo “Waves”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat