Madonna vazhdon të luftojë për të birin

Mediale Vip

Madonna vazhdon të luftojë për të birin

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:02

Madonna nuk është duke u mbështetur tek paparazzi për të dokumentuar jetën e djalit të saj në Londër me Guy Ritchie, në mes të betejës së tyre për kujdestari. Bëhet e ditur se ajo ka angazhuar një hetues privat për të mësuar nga afër se çfarë po ndodhë.

Disa burime të afërta me këngëtaren tregojnë se Madonna beson që Guy nuk ka përcaktuar rregulla për 15 vjeçarin Rocco dhe se ai po jeton rrezikshëm – nuk është regjistruar në shkollë, po shëtitet nëpër parqe me skejtbord, po tymos, dhe në thelb po bën çdo gjë që dëshiron.

Bëhet e ditur se armiqësia e thellë po qëndron në mes të Madonnës dhe ish bashkëshortit të saj Guy. Ajo beson fuqishëm se djali i tyre ka nevojë për një strukturë dhe se ai është i paaftë dhe jo i gatshëm për ta siguruar atë.

Rocco vazhdon të jetojë me të atin në Londër, dhe në muajin e ardhshëm ata kanë një datë gjykimi në New York për ta rregulluar çështjen e kujdestarisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat