BBC: Lipa yll në pritje, reagon ambasadori i Kosovës në Angli (Foto)

Mediale Vip

BBC: Lipa yll në pritje, reagon ambasadori i Kosovës në Angli (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:57

BBC përveç që e ka cilësuar Lipën si yll në pritje, më tutje ka vazhduar duke treguar mënyrën e ngritjes së Lipës dhe fëmijërinë e saj.

Në këtë shkrim thuhet se Lipa deri në moshën 13 vjeçare, kur babit të saj i është dashur që të kthehet në Kosovë për punë, ka qenë pjesë e shkollës së teatrit më prestigjioz “Sylvia Youn”.

Në shkrim thuhet se pas dy viteve që Lipa ishte kthyer në Kosovë, më në fund i kishte bindur prindërit e saj që ta linin të kthehet në Londër për të vazhduar karrierën e saj. Ajo në Londër jetonte me shoqërinë e saj dhe punonte në restorante dhe klube, ku edhe është inspiruar për tekstet e saja.

Mirëpo, Lirim Grajqevci, Ambasadori i Kosovës në Londër, ka reaguar në lidhje me këtë shkrim duke postuar në rrjetin social facebook shkrimin e BBC-së, me mbishkrimin: “pritja ka marr fund”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat