Elia Zaharia feston ditëlindjen

Mediale Vip

Elia Zaharia feston ditëlindjen

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 07:44

Siç duket nga qirinjtë e tortës, aktorja Elia Zaharia, ka hyrë sot në vitin e 33-të të jetës. Meqenëse pjesën më të madhe të ditëve të javës, kohët e fundit, e ka kaluar në teatër, në rolin e Irinit në shfaqen “Tri motrat”.

Të hënën ka gjetur kohë e rastin të qëndrojë në shtëpi me njerëzit e saj më të dashur.

Dy prej tyre i ka nxjerrë në fotografia. Është e ëma, Yllka Mujo dhe i ati Gjergj Zaharia.

“Falënderoj Zotin për dhuratën më të çmuar në botë, prindërit e mi të dashur! Çdo gjë në jetë ia dedikoj atyre!”-me këtë status e ka shprehur Elia mirënjohjen në facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat