Dua Lipa: Me Rita Orën na lidh më shumë origjina, kush vjen nga Kosova është krenarë për atë

Mediale Vip

Dua Lipa: Me Rita Orën na lidh më shumë origjina, kush vjen nga Kosova është krenarë për atë

Nga: Fitim Dika Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 12:09

Dua Lipa është këngëtare nga Kosova që po merr famë në tregun ndërkombëtar të muzikës. Ajo së fundi ka kryer një intervistë për median e njohur zvicerane, "20min.ch", ku tregon me krenari prejardhjen e saj nga Kosova. Ngjashëm si Rita Ora, ajo është rritur në Londër të Anglisë. Në vijim Bota sot ua sjell të plotë intervistën e saj.

20min: Dua, ju merrni pjesë në Swiss Music Awards në Cyrih. Jeni e gëzuar?
Nuk di si t’ua sqaroj sesa shumë jam e gëzuar! Unë s’kisha qenë asnjëherë në Zvicër, dhe kjo vizitë e lidhur me punën është super.

20min.ch:Cilat janë pritshmëritë tuaja?
Nëse unë bëj një dalje të përgatitur mirë dhe shikoj Cyrihun, atëherë do jem me fat.

20min.ch:SMA është çmimi më i rëndësishëm i muzikës në Zvicër. I pëlqeni këto shfaqje?
Unë e çmoj energjinë, që dalin nga këto shfaqje. Është një spektakël. SMA është e krahasueshme me Brit Awards në Angli, andaj ndjej pak frikë nga dalja përpara publikut. Për herë të parë do dalë përpara një tepihu të kuq.

20min.ch:Është pak sa e çuditshme sesi ju u bëtë muzikante. Mësuesi juaj ju ka thënë,që s’mund të këndoni.
Po ai vërtetë e ka thënë këtë. Problemi qëndronte se unë nuk mund ti kontrolloja tonet e larta. Kur unë përpiqesha ta bëja këtë, dilnin vetëm angullime nga fyti. Do shkoja sipas mësuesit tim, atëherë sigurisht që s’do kisha karrierë si muzikante.

20min.ch: Megjithatë ju ia dolët. Si?
Pas shkollës fillore unë kam ndjekur Sylvia Young Theatre Schools në Londër, ku kam takuar shumë aktorë të mëdhej.

20min.ch: Ku u erdhi urata për t’u bërë këngëtare?
Babai im ishte këngëtar, që këndonte me një grup të njohur në Kosovë, ODA.

20mi.ch:Si e përshkruani muzikën tuaj?
Unë e quaj atë Dark Pop. Jam ndikuar shumë nga Hi-Hop-i. Ndërsa pasqyrë e kam Pink dhe Nelly Furtado.

20min.ch: Ti i ngjan historisë së Rita Orës. Origjinën e keni nga Kosova dhe je rritur në Londër. Ka lidhje tjera mes jush?
Kush vjen nga Kosova është krenare për të. Kjo na lidh të dyjave. Fatkeqësisht nuk e kam takuar asnjëherë atë.

20min.ch:Ju nervozojnë krahasimet me të?
Ne nuk jemi krahasuar shpesh nga mediat. Shumë më tepër kam dëgjuar krahasimet që më bëjnë me Lana Del Rey.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat