Jessie J: Në SHBA më vlerësojnë më shumë

Mediale Vip

Jessie J: Në SHBA më vlerësojnë më shumë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 08:09

Këngëtarja britanike, Jessie J, ka bërë një deklaratë të çuditshme duke thënë se në Amerikë atë e cilësojnë si një këngëtare të madhe, ndërsa një “trajtim” të tillë nuk e merr nga vendi i origjinës, Britania e Madhe

Ajo ka deklaruar se nuk e është ftuar asnjëherë të këndojë në “Brit Awards”, pavarësisht se ka qenë dy herë e nominuar për çmimin “Best Female”, në vitin 2012 dhe 2014.

27-vjeçarja është shprehur: “Kam kënduar në ‘Grammy’, në ‘VMA’... prandaj më vjen keq. Në Amerikë më trajtojnë si njërën nga këngëtaret më të mëdha dhe më pëlqen kjo gjë”.

Këngëtarja nuk ndihej kaq shumë e vlerësuar nga amerikanët në vitin 2014, kur tha se në SHBA “njerëzve nuk u intereson shumë zëri im sa fakti se me kë fle apo çfarë kam për drekë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat