Kam besuar gjithnjë në punën që bëj (Foto)

Mediale Vip

Kam besuar gjithnjë në punën që bëj (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 15:02

Të flasësh për të duhet të kesh parasysh se ke të bësh me një artiste që ka në tregun muzikor shumë vite e me një zë dhe një stil shumë të veçantë dhe me plot hite që pavarësisht se kur dolën këndohen edhe sot.

E kush si ajo mund ta këndojë bukur këngën “Pi raki e mendoj për ty”, apo hitet e njëpasnjëshme si “Çka po dojm”, “Miqtë e mi”, “S’do të bëhesh burrë”, “Pa ndjenja” e deri të kënga më e re që pret të ketë shumë shpejt një video “Anti Reklam” e shumë të tjera këngë të cilat janë kënduar bukur nga zëri i saj.

E kuptuat se bëhet fjalë për artisten Teuta Selimi, e cila vjen në këtë rrëfim të bukur për “Bota sot” ku tregon për stinën e dimrit që nuk i pëlqen dhe aq, pasi koha e keqe i ka penguar pak realizimin e videoklipit të këngës më të re kur ajo ishte pak ditë më parë në Prishtinë.

Artistja e njohur nuk flet shumë për familjen, por për punën e saj, madje na tregon edhe për lajmin në lidhje me keqkuptimin e fotos së saj, e cila ishte thjesht me bikini e jo top-less. Teuta shquhet për zërin e saj dhe këndimin gjithmonë “live” dhe atmosferën që ajo bën, madje në këtë intervistë na tregon se ku do të jetë duke kënduar për festën e gruas, në një vend që ka gjithmonë atmosferë.

Ndërsa për festën e Shën Valentinit që po vjen ajo nxitohet dhe na falenderon që ia kujtuam se duhet të përgadisë ndonjë dhuratë, megjithëse siç thotë nuk është e dhënë shumë pas festave. Për më shumë flet në intervistën e saj një prej këngëtareve më të kërkuara shqiptare Teuta Selimi.

“Bota sot”: Si e kemi Teutën në këto ditë dimri?
- Mirë por nuk është një stinë që më pëlqen për shkak të ftohtit që bën.

“Bota sot”: Një stinë jo shumë e pëlqyer, për shkak të të ftohtit, apo viruseve të gripit, ju e pëlqeni Dimrin?
- Do t’më pëlqente më shumë sikur të binte borë, por të mos shkonin temperaturat aq shumë në minus.

“Bota sot”: E do të doje të ishte vetëm me një stinë viti, cili?
- Po t’më duhej ta zgjedhja një stinë, ajo do të ishte vera.

“Bota sot”: E dimë se ditë më parë keni qenë në Prishtinë, cila kam qenë arsyeje ndonjë projekt i ri, apo po mendoni për klipin e ri të këngës që “Anti reklam”?
- Arsyeja që isha në Prishtinë ishte se doja të realizoja klipin e këngës "Anti reklam", por për shkak të të ftohtit nuk mundem ta realizojmë.

“Bota sot”: A mund të dimë pse me këtë titull kënga më e re, e cila po pëlqehet shumë?
- Këtë këngë e ka komponuar po ashtu edhe tekstin e ka bërë Ilir Berani. Më pëlqen pa masë bashkëpunimi me Ilirin sepse është njeri me ide që rrallëherë gjenden. Është një njeri me humor dhe mik i vërtetë.

“Bota sot”: Ju jeni një nga artistet e rralla për super vokalin që keni, ju ka penguar deri më tani ndonjë shkrim në media?Po shkrimi më i fundit ku të kishin lakuar ndërsa ti ishe në një foto në një pishinë dimërore, e s’kishte të bënte me top-less ju pengoi?
- Prej shkrimeve të fundit jam befasuar me shkrimin ku një gazetar thotë se kam dalë në foto top-less. Ajo foto është marrë në Instagram, e kam bërë vetë, e jam në pishinë me bikini.

“Bota sot”: Mendoni se jo çdo foto e një artisti e publikuar mund të bëhet lajm? Po artistet e reja të cilat fliten për foto të tilla, mendoni se ju kanë marrë shumë vëmendjen juve?
- Sigurisht se vëmendjen e marrin këngëtarët që bëjnë foto më të zhveshura. Unë s’kam asgjë kundër se si vishen të tjerat. Në fund të fundit nëse del në s’kenë duhet t’ju ofrosh diçka (Qesh).

“Bota sot”: Të vjen keq kur një e tillë këndon në play-back dhe ju këndoni vetëm “live”, ndërsa ndoshta shpërblimi është i njëjtë?
- Publiku është ai që bën përzgjedhjen e këngëtarit “playback” ose “live” si do që të jetë unë nuk ankohem. Unë kam besuar gjithnjë në punën që e bëj, dhe nuk mundem e as që dua të garoj me të tjerë.
Nuk flisni shumë për familjen, por e dimë se jeni një bashkëshorte shumë e mirë?

“Bota sot”: Në prag të Shën Valentinit, prisni ndonjë suprizë apo po mendoni t’i bëni ndonjë suprizë?
- Nuk jam aq e dhënë pas festave, por nëse e marrë një dhuratë sigurisht që do t’më vinte mirë. Bravo që ma kujtuat se paskëm harruar. Pas intervistës do ta blej dhuratën.

“Bota sot”: Ndërsa për ditën e gruas do të jeni në disko “Bleoni”, është e vërtetë që është një vend ku ju pëlqeni shumë të këndoni dhe keni shumë fansa?
- Po për festën e gruas do të performoj me datën 13 mars në disko “Bleoni”. Më presin shumë mirë, bëhet një atmosferë e nxehtë (qesh) sa herë që shkoj. Është një ndër vendet ku e parapëlqej të këndoj. Publiku janë mësuar atje sepse gjithmonë bëhet mirë.

“Bota sot”: Të vjen mirë kur dëgjon se në një koncert njerëzit thonë kur të shohin emrin tënd : “ A qenka Teuta, duhet të shkojmë sepse ka atmosferë të mirë”?
- Padyshim që më vjen mirë nëse njerëzit thonë ashtu.

“Bota sot”: Ka ndodhur që një këngëtare e re që duket bukur të mos pranosh të këndosh me të në një duet?
- Jo nuk ka ndodhur asnjëherë ta refuzoj një këngëtare. Un mendoj se përpos bashkëpunimit me një këngëtar/e të mirë për tu bërë një këngë e suksesshme duhet patur edhe një këngë të mirë e me një tekst interesant.

“Bota sot”: E një artist/e të cilit nuk do të kishe thënë kurrë jo për të bashkëpunuar, madje thoni se nuk do ta braktisni kurrë muzikën pa e pasur një duet me të?
- Ka shumë këngëtarë me të cilët do të kisha bashkëpunuar me dëshirë. Na mungon vetëm koha dhe inisiativa.

“Bota sot”: E në projektet e tua më të reja, ndonjë album apo duet mund ta dimë nëse do të ketë?
-Kam shumë plane, por nuk do t’i zbuloj ndër to janë edhe duetet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat