Pas dy dështimesh, Sadna pret të martohet me një biznesmen

Mediale Vip

Pas dy dështimesh, Sadna pret të martohet me një biznesmen

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:56

Sadna ka lënë rrënjë të thella me telenovelën "Bidai" dhe në Shqipëri. Për të gjithë ju që e adhuroni këtë aktore, ne po ju përcjellin disa detaje interesante nga jeta e saj.

Sara Khan e njohur si Sadna te seriali indian “Bidai”, është aktore shumë e njohur në Indi. Në vitin 2007 është zgjedhur Miss Madhya Pradesh.

Më parë, ajo ka aktruar edhe në serialet si “Hamari Adhuri Kahaani”, së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi.

Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin “Bhagyalakshmi”. E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë, ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në Universitetin e Mumbait. Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht ky serial, ku edhe u bë e njohur.

Në vitin 2010, ajo martohet me Ali Merchant në show-spektaklin “Big Boss House”, edicioni i katërt, por pas spektaklit ajo divorcohet duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra, por edhe nga ai ndahet, ndërkohë që për momentin pret të martohet me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon.

"Po, jam në lidhje me Rishabh, por realisht martesa na duket shumë e vështirë, edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron. Ndoshta së shpejti do të martohemi, por s’e di, nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”, është shprehur ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat