Taylor Swift me një lojë për telefona

Mediale Vip

Taylor Swift me një lojë për telefona

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 22:35

Tashmë, këngëtarja Taylor Swift ka hedhur hapin e parë në fushën e lojërave për celular. Ajo është duke bashkëpunuar me kompaninë e lojërave “Glu Mobile Inc”.

“Glu Mobile”, kompania pas lojës popullore “Kim Kardashian: Hollywood”, është fokusuar në bashkëpunimin me VIP-at, për të krijuar lojëra të personalizuara.
Lajmi për krijimin e një loje të re ështën bërë i ditur nga vetë kompania. Por, “Glu Mobile” nuk ka dhënë detaje të reja mbi lojën e Swift, përveç faktit se ajo do të publikohet më vonë gjatë vitit.

Kompania ka thënë vetëm se është një partneritet shumë vjeçar me divën e muzikës.

Ndërkohë, Swift ka rreth 71 milionë ndjekës në “Twitter”, më shumë se 74 milionë njerëz pëlqejnë faqen e saj në “Facebook”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat