Shkëlzen Kastrati (Xeni) nominohet për Best Breaking Act

Mediale Vip

Shkëlzen Kastrati (Xeni) nominohet për Best Breaking Act

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:23

Këngëtari rap, Shkëlzen Kastrati, i njohur me llagëpin, Xen, është nominuar për festivalin më të madh të Zvicrës, “Swiss Music Awards”. Ai është nominuar konkretisht për “Best Breaking Act”, ku garojnë edhe dy artistët tjerë Dado dhe From Kid.

Ngjarja pritet të zhvillohet në Hallenstadion në Cyrih, 12 shkurt.

Xeni njihet prej kohësh dhe atë, albumi, “Ich Gäge Mich”, i cili, u lançua vitin e kaluar ishte disa javë në majën e shitjeve. Albumi i ri pritet të dalë në 29 prill, të këtij viti.

Për ti ndihmuar këngëtarit me origjinë shqiptare, ju mund ta ndihmoni atë duke e votuar në linkun e mëposhtëm:
https://swissmusicawards.ch/en/#!/vote

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat